Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Edmond Haxhinasto: Kohë krize, por ekonomia shqiptare ka mundur të përballet me sukses (VIDEO)
English

Edmond Haxhinasto: Kohë krize, por ekonomia shqiptare ka mundur të përballet me sukses (VIDEO)

Zv. Kryeministri dhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës z. Edmond Haxhinasto prezantoi sot para mediave veprimtarinë përgjatë vitit 2012 si dhe objektivat e vitit 2013 të dikasterit që drejton.

Në fjalën e tij z. Haxhinasto është shprehur:

"Viti 2012 ka qenë një vit ku presionet e krizës ekonomike në Bashkimin Evropian dhe në vendet e rajonit kanë qenë të ndjeshme. Ky vit cilësohet nga analistët ndërkombëtarë si më i vështiri i viteve të krizës ekonomike, që kur ajo filloi në vitin 2008. Sigurisht një mjedis i tillë ekonomik la ndikim edhe në Shqipëri.
Megjithatë, ekonomia shqiptare ka mundur të përballet me sukses me këtë krizë disa vjeçare, përderisa arriti edhe këtë vit, në dallim nga të gjitha vendet e tjera të rajonit dhe BE-së, mundi të realizojë një rritje ekonomike prej mesatarisht në nivelin e 2.5%. Parametrat makroekonomike janë të gjitha stabël, optimale dhe nën kontroll të plotë, ndërsa këtë fundvit papunësia shënoi një ulje domethënëse.
Ne mendojmë se ky rezultat i dedikohet në radhë të parë reformave të ndërmarra thuajse në të gjitha fushat e biznesit, reforma strukturore, reforma rregullatore dhe fiskale, si dhe mbështetjes së tij me anë të mekanizmave të ndryshëm nga ana e qeverisë shqiptare. Gjithashtu klima shumë e favorshme e regjimit të taksave, dhe lehtësia e pagimit të tyre ka kontribuar shumë në këto arritje.
Nën optikën statistikore të aktiviteteve për të cilat METE është përgjegjëse, ky vit ka qenë vërtet shumë pozitiv, përderisa ekonomia shqiptare ka njohur rritje të ndjeshme të punësimit, të investimit dhe performancës prodhuese në sektorët kyç të ekonomisë, si psh në atë energjetik, hidrokarbur apo atë minerar, etj.
Këtë vit, Shqipëria arriti të rrisë numrin e bizneseve të reja, krahasuar me vitin 2005, ka një dyfishim të bizneseve që operojnë në ekonominë shqiptare. Pati gjithashtu një rritje në marrjen e lejeve dhe licencave për aktivitete të ndryshme ekonomike, rreth 3500 leje dhe licenca të reja të lëshuara nga QKL.
Gjithashtu, fakti se IHD këtë vit janë 20% më shumë se viti 2011 (shifra e 9 mujorit), tregon qartë se klima e biznesit në Shqipëri është përmirësuar më tej, se investitorët e huaj e vlerësojnë Shqipërinë si një vend shumë të mirë për të realizuar projektet e tyre.
Këtë vit, prodhimi i hidrokarbureve, minerareve, i energjisë elektrike nga centralet e vegjël është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme, duke dhënë kështu jo vetem sinjalet, por edhe provat e pakundërshtueshme për suksesin e politikave tona pro-biznes.
Përsa i takon klimës së biznesit, mbështetjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, dhe të biznesit në përgjithësi, gjatë vitit 2012 ka pasur një rritje prej 3.2% në krijimin e bizneseve të reja. Ka pasur një rritje në numrin e licencave, 2.6% krahasuar me vitin 2011.
Investimet e Huaja Direkte janë rritur 20. 3 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2011.
Eksportet shqiptare kanë një rritje të qartë, evidente prej 9%. Kjo tregon që konkurrueshmëria e produkteve tona vjen gjithmonë e më shumë në rritje.
Përsa i takon sektorit minerar, gjatë këtij viti ka pasur një rritje të dukshme të prodhimit. Ka pasur një rritje prej 154% të lejeve të dhëna. Ka pasur një rritje të prodhimit, në 10.3 milion ton produkt, pra rreth 13% rritje. Investimet kanë kapur shifra prej rreth 43 milion dollarë në vit, pra një rritje prej 10% krahasuar me vitin 2011.
Investimet për ruajtjen e mjedisit, një politikë prioritare për ne, kanë pasur një rritje gati 7- fish. Dua të theksoj se ky sektor ka shënuar një rritje evidente të punësimit prej rreth 28%, pra gati 30% është rritur numri i të punësuarve në këtë sektor gjatë vitit 2012, një rritje kjo të cilën e konsideroj një nga rritjet më të mëdha që ka pasur kjo industri.
Përsa i takon sektorit energjetik, gjatë këtij viti janë mbyllur 12 kontrata për ndërtimin e rreth 50 HEC-ve të reja. Janë përfunduar një numër i madh hidrocentralesh, duke e çuar në 54 numrin e atyre që janë në përfundim. Është shumë e rëndësishme që të konludojmë projektet e mëdha energjetike në Shqipëri si projekti i Devollit, i Vjosës dhe i Skavicës. Projekte shumë të rëndësishme për ne do të jetë lidhja me tregun rajonal të energjisë, lidhja me Kosovën si dhe linja e interkonjeksionit me Italinë.
Në sektorin e hidrokarbureve, viti 2012 ka qenë një vit i suksesshëm. Është rritur prodhimi me rreth 20%, investimet janë rritur me rreth 190 million dollarë amerikan si dhe ka sjellë punësim më të madh se viti 2011.
Shumë themelore dhe strategjike për ne do të jetë të përfundojmë marrëveshjen për gazsjellësin TAP.
Në drejtim të menaxhimit të pronës publike gjithashtu ka arritje, është menaxhuar me efikasitet dhe me transparencë të plotë. Është rritur volumi i objekteve të dhëna me qera, duke sjellë jo vetëm kontribute të rëndësishme për buxhetin e shtetit, por edhe një kontribut i madh për qarkullimin ekonomik dhe për aktivitete të ndryshme të sipërmarrësve.
Procesi i privatizimit të aseteve kombëtare si asnjëherë tjetër është bërë para syve të publikut, me një motivim të qartë, që këto asete publike të përdoren në mënyrë sa më efikase për zhvillimin e vendit dhe mirëqënien e qytetarëve.
Proceset e privatizimit janë zhvilluar në përputhje të plotë me çdo gërmë të ligjeve të vendit. Besoj se procesi i privatizimit të HEC-ve të Bistricës dhe Ulëzës e Shkopetit do të konkludohet me sukses, duke patur qëllimin që këto vlera dhe asete publike të vendosen sa më mirë në funksion të mirëqenies e rritjes së mëtejshme të vendit.
Përsa i takon aspektit tjetër të administrimit të pronës publike, vlerësimi i pronave të ndryshme, rritja e numrit të qerave, kontributet që kemi dhënë në buxhetin e shtetit, por edhe procesi i privatizimit të tyre, të cilat kanë sjellë të ardhura të mëdha në buxhetin e shtetit, kanë qenë shumë pozitive. Konkretisht ka patur rritje 82% të objekteve shtetërore për të cilat ka filluar procesi i privatizimit. Ka pasur gjithashtu të ardhura shumë më të mëdha se sa një vit më parë, rritje e konsiderueshme rreth 36%, pikërisht nga këto procese."

Ndërsa renditi disa nga sukseset e Ministrisë së Ekonomisë në analizën vjetore të këtij institucioni, ministri Haxhinasto nuk përmendi privatizimin e 'Abpetrolit', fati i të cilit nuk dihet ende.
Kurse një ditë më parë, Partia Socialiste i kërkoi Prokurorisë së Tiranës të hetojë vendimin e Qeverisë për privatizimin e katër hidrocentraleve Bistrica 1 dhe 2 dhe Ulez Shkopetit.

Dosja është dorëzuar pranë kësaj prokurorie nga deputeti Eduard Shalsi, i cili tha se privatimi i katër HEC-eve u shkakton qytetarëve shqiptarë një dëm prej 100 milionë eurosh.

"Për një megavat fuqi të instaluar, Lanabregasin Qeveria shqiptare që ia shiti Bashkisë së Tiranës, e vlerësoi me 3 milionë euro, pra 1 megavat fuqi të instaluar, 3 milionë euro. Ndërsa për katër HEC-et një megavat fuqi të instaluar e ka vlerësuar dhe e ka shitur me 1.4 milionë euro. Kjo është diferenca që ne kërkojmë që Prokuroria ta hetojë", tha Shalsi.
1607

KOMENTE