Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Thaçi: janë publikuar qëndrimet e palës kosovare për takimin në Bruksel me Daçiç
English

Thaçi: janë publikuar qëndrimet e palës kosovare për takimin në Bruksel me Daçiç

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi, ka zhvilluar mbledhjen e radhës, në të cilën ka miratuar nismën për amandamentim të Kushtetutës së Kosovës, ka miratuar në parim Marrëveshjen kornizë me Bashkimin Evropian, Rregulloren për kriteret e themelimit të Ndërmarrjeve Publike Lokale dhe pjesëmarrjen e komunave në Bordet e Drejtorëve të Ndërmarrjeve Rajonale të ujit, si dhe vendimin përfundimtar për shpronësimin e pronave në trasenë e Autostradës Vërmicë-Merdarë.

Në hapje të mbledhjes, kryeministri Hashim Thaçi, ka njoftuar kabinetin qeveritar për angazhimin e lidershipit kosovar për harmonizimin e qëndrimeve në lidhje me procesin e normalizimit të raporteve me Republikën e Serbisë. Kryeministri Thaçi ka theksuar se tashmë janë publikuar qëndrimet e palës kosovare për takimin e radhës në Bruksel, në procesin e dialogut me Serbinë.

“Synojmë shuarjen e strukturave paralele dhe integrimin e plotë të komunitetit serb në institucionet e Kosovës përmes zhvillimit të procesit demokratik të zgjedhjeve edhe në pjesën veriore të Kosovës”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.

Kryeministri Hashim Thaçi ka informuar kabinetin qeveritar edhe me takimet që ka zhvilluar me përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës duke theksuar se problemet e qytetarëve në Luginë të Preshevës duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe në dialog me autoritetet e Beogradit dhe me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare.

Kryeministri ka kërkuar shmangien e situatave konfliktuoze, të cilat mund të kenë kosto të lartë për të gjithë rajonin dhe proceset e integrimeve të vendeve të rajonit në strukturat euroatlantike.

Qeveria ka aprovuar nismën për amandamentimin e Kushtetutës së Kosovës. Amandamentimi obligon rregullimin ligjor të amnistisë në Republikën e Kosovës.

Kabineti qeveritar ka konfirmuar pëlqimin e Qeverisë së Kosovës për Marrëveshjen Kornizë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës mbi parimet e përgjithshme për pjesëmarrjen e Kosovës në Programet e Bashkimit Evropian. Pas këtij konfirmimi të pëlqimit, Ministria e Integrimeve Evropiane do të negociojë me Komisionin Evropian finalizimin e kësaj marrëveshjeje.

Në mbledhjen e sotme është aprovuar Rregullorja për kriteret e themelimit të Ndërmarrjeve Publike Lokale dhe pjesëmarrjen e komunave në Bordet e Drejtorëve të Ndërmarrjeve Rajonale të ujit. Kjo Rregullore përcakton kriteret për krijimin e ndërmarrjeve publike lokale dhe pjesëmarrjen e komunave në bordet e drejtorëve të ndërmarrjeve rajonale të ujit, me qëllim të qeverisjes së përbashkët të ndërmarrjeve publike, që veprojnë në komuna.

Është miratuar edhe Vendimi Përfundimtar për shpronësimet, të cilat preken nga ndërtimi i Autostradës Vërmicë-Merdar. Shpronësimet përfshijnë zonat kadastrale: Prishtinë dhe Shkabaj në Komunën e Prishtinë; zonat kadastrale Obiliq dhe Kryshevc në Komunën e Obiliqit;, Zona Kadastrale Fushë Kosovë dhe Zona Kadastrale Uglar, Komuna Graçanicë.

Qeveria e Kosovës ka shprehur indinjatë lidhur me aktin vandal të dëmtimit të varrezave serbe në Fushë Kosovë dhe ka kërkuar gjetjen dhe dënimin e autorëve të këtij akti çnjerëzor. Në mbledhjen e sotme Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur që të mbulojë shpenzimet e renovimit të varrezave të dëmtuara.

KOMENTE