Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dogana Kosovë-Serbi do të paguhet sipas ligjeve të Kosovës
English

Dogana Kosovë-Serbi do të paguhet sipas ligjeve të Kosovës

Ashtu siç ishte planifikuar takimi i sotëm midis përfaqsuesve të Kosovës dhe Serbisë, njoftohemi nga Brukseli se takimi ka përfunduar me sukses midis Kryeministrave Thaçi-Daçiq në Bruksel me ndërmjetësim të baroneshës, Catherine Ashton.

Zyra e baroneshës Ashton nëpërmjet një kumtese ka thënë se takimi ka kaluar në frymë konstruktive.

Sipas kumtesës, ka një mirëkuptim të përkohshëm ndërmjet dy kryeministrave që të mblidhen të hyrat doganore, taksat dhe TVSH në katër pikat kufitare ku ka filluar zbatimi i IBM-it. Në kumtesë gjithashtu thuhet se palët janë pajtuar që të takohen në muajin e ardhshëm.

Edhe Kryeministri Hashim Thaçi, pas takimit ka thënë se janë marrë vesh për doganat dhe që nga ky moment dogana do të paguhet sipas ligjeve të Kosovës, përfshirë këtu edhe veriun. Thaçi ka thënë po ashtu se është folur edhe për shpërbërjen e strukturave paralele.

KOMENTE