Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Takim Gruevski-Cërvenkovski
English

Takim Gruevski-Cërvenkovski

Nikola Gruevski, Kryeminister dhe kryetar i VMRO-DPMNE-së, ka ftuar për nesër në takim kreun e Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë, Branko Cërvenkovski.

Informacioni është konfirmuar për mediat maqedonase nga zyrtarët e Kabinetit të kryeministrit.

Takimi i nesërm do të zhvillohet në Klubin e Deputetëve, në praninë e dy liderëve dhe të bashkëpunëtorëve më të afërt të tyre.

Nga Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë nuk janë përgjigjur në interesin e mediave për të marrë vesh nëse ka pranuar ftesën për takim, kreu socialdemokrat, Cërvenkovski.
Cërvenkovski pranon ftesën për takim

Kryetari i Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Branko Cërvenkovski, ka pranuar ftesën për takim të kryeministrit Nikola Gruevski.

Në përgjigjen e tij të shkruar, Cërvenkovski ka thënë se “jetojmë në shoqëri ku vijojnë të jenë të hapura dilemat për mënyrën sesi ushtrohen të drejtat dhe liritë themelore të njeriut”.

“Të vetëdijshëm për krizën politike në të cilën ndodhet vendi, pas ngjarjeve të pakëndshme më 24 dhjetor, për shkak të krijimit të ambientit për integrime të suksesshme në BE dhe NATO, pranoj ftesën Tuaj”, thuhet në përgjigjen me shkrim të Cërvenkovskit.

Kreu socialdemokrat ka shkruar më tej se shpreson të ketë vullnet politik për të përcaktuar bashkërisht parakushtet për organizimin e zgjedhjeve fer dhe demokratike, transmeton agjencia e lajmeve “Zhurnal”.

KOMENTE