Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Tirana Business Park” park biznesi dhe qendre ekonomike në komunën Prezë, Tiranë
English

“Tirana Business Park” park biznesi dhe qendre ekonomike në komunën Prezë, Tiranë

Kryeministri Berisha së bashku me Prof. Muhammad Yunus inspektuan sot pasdite punimet për ndërtimin e “Tirana Business Park”, një park biznesi dhe qendre ekonomike në komunën Prezë, në Tiranë. Ky është një investim tërësisht gjerman i Lindner Group, me vlerë rreth 100 milionë euro dhe parashikon krijimin e mbi 9 mijë vende pune.

Kryeministri Berisha i shprehu Prof. Yunus vlerësimin për rolin dhe kontributin e tij në luftën kundër varfërisë dhe zhvillimin e biznesit social. Në këtë aspekt, Kryeministri Berisha e konsideroi të rëndësishëm edhe memorandumin e bashkëpunimit që Prof. Yunus nënshkroi sot gjatë vizitës në “Tirana Business Park” me drejtorin e përgjithshëm të saj, zotin Carsten Conrad.

Gjithashtu, Kryeministri Berisha e garantoi Prof. Yunus se qeveria do të bëjë gjithçka për të mbështetur veprimtarinë e tij.

Prof. Muhammad Yunus është fitues i Çmimit Nobel për Paqen në vitin 2006 "për përpjekjet e tij për të mbështetur zhvillimin ekonomik dhe social të të varfërve nëpërmjet krijimit të bizneseve sociale”. Ai ndodhet në një vizitë dyditore në vendin tonë dhe gjatë qëndrimit vizitoi të parat ide të biznesit social në Shqipëri, të cilat do të mbështeten nga Yunus Social Biznes Albania.

KOMENTE