English

Femrat kosovare diplomohen në Akademinë Ushtarake- Sandhurst

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK-së) Agim Çeku, i shoqëruar edhe nga Shefi i Ekipit Këshillues të NATO-s në MFSK zoti Kevin Linç (Kevin Linch), sot me 22 janar 2013, priti në MFSK, në vizitë zyrtare ambasadorin e Anglisë zotin Jan Klif (Ian Cliff).

Në këtë takim në mes të ministrit Agim Çeku dhe ambasadorit Klif u diskutua për ecurinë e procesit të Rishikimit Sektorit Strategjik të Sigurisë (RSSS), si dhe për mbështetjen dhe kontributin që Britania e Madhe mund ta jap në zhvillimin e këtij procesi.

Ambasadori Klif ndër të tjera e informoi ministrin Çeku edhe për të arriturat e dy oficereve femra të FSK-së; nëntoger Mimoza Budeci dhe nëntoger Manushaqe Nura, të cilat gjenden në Akademinë Ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar në Sandhurst. Ai me këtë rast informoi ministrin Çeku se këto dy oficere studentet më të suksesshme të kësaj akademie, se njëra nga ato është shpallur edhe studentja më e mirë.

Me këtë rast ambasadori Klif e ftoi ministrinë Çeku, që me 9 gusht të jetë prezent në ceremoninë e diplomimit të këtyre kadetëve të akademisë ushtarake Sandhurst, ku me këtë rast ministri do zhvillojë edhe takime bilaterale me autoritetet e larta në Britani të Madhe.

Shkollimi njëvjeçar në Akademinë Ushtarake është realizuar me ftesë formale nga Qeveria e Britanisë së Bashkuar dhe kjo ka qenë hera e parë, që Kosova ka dërguar dy kadetë - femra në Akademinë Ushtarake- Sandhurst.

KOMENTE