Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
MPJ apelon shqiptarët kudo në rajon: vetëpërmbahuni nga reciprociteti i akteve të dhunës
English

MPJ apelon shqiptarët kudo në rajon: vetëpërmbahuni nga reciprociteti i akteve të dhunës

Shqiperia, permes Ministrise se Punëve të Jashtme denon edhe një herë ashpër aktin e shëmtuar të heqjes së memorialit të dëshmorëve në Luginën e Preshevës duke u bere thirrje shqiptarëve në Serbinë e Jugut, por dhe më gjerë, për t’u vetëpërmbajtur nga reciprociteti i akteve të dhunës të treguara nga Qeveria serbe.

Ministria e Jashtme në këtë frymë vlerëson se dëmtimi i disa varrezave në Kllokot dhe Prizren, bie ndesh me frymën e tolerancës që karakterizon shoqërinë në Kosovë, duke mbështetur qeverinë e Kosovës në thirrjet e saj për vetëpërmbajtje dhe shmangien e akteve të dhunës.

MPJ apelon shqiptarët kudo në rajon, të qëndrojnë në lartësinë e vlerave evropiane që bashkëndajnë, dhe të shmangin çdo provokim që kërkon të përshkallëzojë gjendjen e sigurisë në rajon, dhe të tjetërsojë përpjekjet legjitime e historike për respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive të tyre.

MPJ i kujton Qeverisë serbe të respektojë dhe zbatojë të gjitha detyrimet dhe angazhimet si shtet anëtar në organizatat ndërkombëtare ku ajo është palë, duke siguruar se Shqipëria nuk do të ndalet së mbrojturi interesat e pakicës shqiptare atje, në përputhje të plotë me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, dhe gjithë standardet ndërkombëtare në këtë fushë.

KOMENTE