English

Plagoset 40 vjeçari Admirim Sako

Në afërsi të Gjykatës së Tiranës mbrëmjen e djeshme ka mbetur i plagosur me armë zjari 40 vjeçari Admirim Sako i cili u qëllua, teksa po hipte në makinen tip BMV, pranë lokalit të tij.

Burime të policisë thonë se ai u transportua me urgjencë në spitalin ushtarak Tiranë po gjendja e tij mbetet kritike për jetën.

Policia është vënë në ndjekje të autorit i cili mendohet të jetë një 25 vjeçar që ishte larguar menjëherë drejt rrugës “Myslym Shyri”.

Admirim Sako ka qenë shoferi personal i Elton Deliut,i cili u vra në Tiranë bashkë me nënën e tij, në vitin 2008, ndërsa në muajin dhjetor të vitit të shkuar, gjykata vendosi sekuestron e pasurisë së Deliut, ndërkohë policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

KOMENTE