English

Shakira sjell në jetë djalin e saj Milan

Shakira, këngëtarja kolumbiane pas fotove të bëra ditët e fundit me burrin e saj, ka sjellë nëjetë djalin e saj mbrëmjen e djeshme rreth orës 9:36 minuta.

Ai quhet Milan dhe gëzon shëndet të plotë. Bashkëshorti i saj dhe njëkohësisht futbollist i Barcelonës Pique, ka shkruar në rrjetin social "Twitter se lindja e djalit ishte lajmi “më i gëzuar i jetës”.

Emri Milan do të thotë i dashur dhe shpirtmadh në gjuhën sllave ndërsa në latinisht, do të thotë i vendosur dhe punëtor. Në gjuhën sanksrite kupton bashkimin”, shkruante Pique në deklaratën e tij.

KOMENTE