Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha homazhe për komisarin Musa Skura. Zero tolerancë,ndaj krimit të organizuar
English

Berisha homazhe për komisarin Musa Skura. Zero tolerancë,ndaj krimit të organizuar

Pas homazheve të zhvilluara në ambientet e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë, Kryeministri Berisha shprehu dhimbjen për humbjen e policit Skura dhe njëherësh i përcolli ngushëllimet familjes së tij, shokëve, efektivëve të Policisë së Shtetit dhe të gjithë punonjësve dhe qytetarëve për këtë humbje. Kryeministri shprehu gjithashtu mbështetjen më të plotë të tijën dhe të qeverisë ndaj efektiveve të policisë, luftës së tyre me zero tolerancë, ndaj krimit të organizuar dhe çdo lloj tjetër.

Në mesazhin e tij kryeministri Berisha u shpreh:

“Erdha të shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin e qeverisë shqiptare, familjes së komisarit Musa Skura, që ra në krye të detyrës në përballje me falangat e krimit. Të shpreh ngushëllimet e mia efektivave të Policisë së Shtetit për këtë humbje të madhe.

Komisar Musa Skura ishte njëri nga komisarët më të shkëlqyer, me trima, më të vendosur të Policisë së Shtetit. Ai ishte një qytetar shembullor, një prind i shkëlqyer dhe me rënien e tij në krye të detyrës, lë një boshllëk të madh në familjen e tij, në zemrat e miqve të tij, efektivëve të Policisë së Shtetit dhe të gjithë punonjësve dhe qytetarëve të vendit. Erdha gjithashtu për të shprehur mbështetjen time më të plotë dhe të qeverisë ndaj efektiveve të policisë, luftës së tyre me zero tolerancë, ndaj krimit të organizuar dhe çdo lloj tjetër.

Shembulli, sakrifica sublime e komisar Musa Skurës, burrëria e tij, guximi i madh do të jenë një frymëzim sikundër edhe qindra shokëve të tjerë të tij, që ranë për tu bërë të pavdekshëm për të garantuar jetën, pronën, rendin dhe qetësinë. Do të jenë një frymëzim i madh i efektivave të Policisë së Shtetit për të konsoliduar gjithnjë e më shumë rendin dhe sigurinë në vend.

Pyetje: Zoti kryeministër do t’i ashpërsoni ligjet ndaj kriminelëve. Është një komisar i dytë brenda pak kohësh?

Çdo lloj hapi ligjor të nevojshëm brenda kuadrit demokratik kushtetues qeveria është e gatshme të marrë. Nga ana tjetër, drejtësia në të dy rastet shumë të dhimbshme që ju cituat, po vepron dhe do të veprojë vendosmërisht.”

KOMENTE