English

3 viruset që do të qarkullojnë në Hemisferën Veriore, lajmëron OBSH-ja

Sezoni i gripit është i paparashikueshëm sa i përket numrit të rasteve. Epidemitë e gripit lajmërohen çdo vit, por kohëzgjatja, pasqyra klinike (lehtë apo rëndë) varen nga shumë faktorë përfshirë llojin e virusit në qarkullim, sa virusi vaksinal është në përputhje me virusin në qarkullim dhe sa persona janë vaksinuar.

OBSH rekomandon se në Hemisferën Veriore gjatë sezonit të gripit do jenë në qarkullim këto tri viruse të cilat përdoren për përfitim të vaksinës kundër gripit sezonal:

Virusi A /California/7/2009 (H1N1)pdm09,
Virusi A/Victoria/361/2011 (H3N2),
Virsi B/Wisconsin/1/2010-like virus (from the B/Yamagata lineage of viruses).
Virusi i gripit H1N1 i cili ishte shtam i ri dhe fajësohej për Pandeminë potenciale të gripit, tani konsiderohet dhe është shkaktar i gripit sezonal.

OBSH

Gjendja në rajonin Evropian:

Sezoni i influencës apo gripit është i pranishëm në rajonin Evropian. Influenza-like illness (ILI) dhe acute respiratory infection (ARI) siç njihen në klasifikimet ndërkombëtare janë në rritje me një veçori të përparimit gjeografik prej Perëndimit kah lindja përgjatë tërë rajonit Evropian. Të tri sojet e viruseve të gripit sezonal [A(H1N1)pdm09, A(H3N2) dhe tipi B janë duke qarkulluar në rajonin Evropian.


Disa shkrime në media të ndryshme ndërkombëtare kanë raportuar kinse për rritjen e rasteve të vdekjeve të shkaktuara nga infeksionet me virusin A(H1N1)pdm09: ndonëse ato e kanë përdorur termin “gripi i derrit”, duke krijuar përshtypjen në opinion se këto raste janë të pazakonshme. Sidoqoftë, ndonëse virusi fillimisht ka qene me origjinë nga derri, virusi A(H1N1)pdm09 ka qenë në qarkullim tek njerëzit për më tepër se 3 vite dhe tani konsiderohet si virus i gripit human sezonal. Sikur edhe me viruset e tjerë sezonale te gripit, është e pritshme që disa vdekje do të ndodhin nga influenza A(H1N1)pdm09. Në 4 deri 6 javët e ardhshme gjatë përparimit të sezonit të gripit, autoritetet shëndetësore duhet të jenë të përgatitura për rritjen e numrit të rasteve, qoftë te rastet ambulatore apo të hospitalizimeve.

KOMENTE