Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Anjeza Shahini drejt Londrës për të qëndruar me të dashurin e saj
English

Anjeza Shahini drejt Londrës për të qëndruar me të dashurin e saj

“Të dashur miq, do të jem për disa ditë jashtë kufirit, kështu që telefonat nuk do të jenë funksionalë. Nëse ju duhet të më kontaktoni, më dërgoni në mesazh këtu në fb ose në e-mail”.
Ky ka qënë statusi që Anjeza Shahini ka vendosur në Facebook, gjë që na çon të interesohemi për të zbuluar të vërtetën mbi të, apo për të vërtetuar lidhjen që ishte përfolur më parë me diplomatin anglez.

Kënga “Love” e këngëtares Anjeza Shahini mësohet t’i jetë dedikuar dashurisë së vërtetë që ajo po jeton me të dashurin e saj anglez, diplomatin Pol, i cili aktualisht jeton në Londër.

Anjeza dhe Pol kanë mundur ta mbajnë të fshehtë lidhjen e tyre prej dy vitesh pasi Pol punonte pranë ambasadës së Anglisë në Tiranë, dhe lajme të tilla private nuk do t’i shërbenin profesionit të tij.

Dashuria e tyre ka lindur në një nga club-et e Tiranës ku Anjeza këndonte live, ku Pol argëtohej fundjavave.

Tashmë ata po jetojnë një histori të bukur, por asaj i duhet që të udhëtojë më shpesh tashmë drejt Londrës, pasi Pol i është rikthyer punës atje.

KOMENTE