English

Plagosen 24 nxënës kosovarë. Rrëshket autobusi

Si pasojë e një aksidenti të ndodhur mesditën e sotme në rrugën Shtërpcë-Prevallë janë plagosur 24 nxënës të shkollës së muzikës “Prenk Jakova” të Prishtinës.

Dëshmitarët kanë thënë se autobusi me nxënës ka rrëshqitur nga rruga në një kthesë.
Për fat të mirë nuk ka patur viktima por nxënësit kanë marrë lëndime dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Sipas dëshmitarëve nxënësit e lënduar janë transportuar me tri autoambulanca në shtëpinë e shëndetit të Shtërpcë.

KOMENTE