English

Avioni i linjës Stamboll-Izmir goditet nga rrufeja dhe merr flakë

Pak minuta para uljes në tokë avioni i linjës Stamboll-Izmir është goditur nga rrufeja.

112 pasagjerët që ndodheshin në avion u përfshinë nga paniku sapo panë flakët në krahun e djathtë të avionit. Fatmirësisht asnjë të lënduar por tmerri ishte i papërshkueshëm. Kompania ajrore ka konfirmuar për mediat turke incidentin e ndodhur dy ditë më parë, por pa dhënë shumë shpjegime të mëtejshme.

Videoja amatore e bërë nga një prej pasagjerëve tregon për aftësinë e pilotit për të ulur avionin me një motorr.

KOMENTE