Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Human Rights Watch, dush me kritika Italisë dhe Greqisë
English

Human Rights Watch, dush me kritika Italisë dhe Greqisë

Italia dhe Greqia kanë marrë kritika të ashpra pas një raporti të Human Rights Watch dhe që është publikuar ditët e fundit.

Sipas organizatës cdo vit qindra emigrantë rrezikojnë jetën e tyre duke u futur në menyrë të paligjshme në tragetet e linjes nga porti i Patres, që udhetojnë drejt Italise, te fshehur brenda apo poshte kamioneve te mallrave, por sapo zbulohen nga organet italiane ata kthehen, pa asnje procedure ne Greqi, aty ku kushtet e mbajtjes ne qendrat e vecanta apo te trajtimit te femijeve te pashoqeruar, jane kritikuar vazhdimisht nga organizatat humanitare te te drejtave te njeriut.

"Italia ka një detyrim për të mbrojtur azilkërkuesit dhe fëmijët e pashoqëruar të cilët janë duke kërkuar strehë në Itali dhe ajo nuk ndjek këto obligime në këtë moment. Femijet shpesh i kthejne vetëm pavaresisht se nuk kane ngrene apo fjetur per nje ose dy dite ,i kthejne pas me keto tragete dhe i cojne perseri ne kushte të tmerrshme në Greqi", thotë Alice Farmer, përfaqësuese e Human Rights Watch.

Ne raportin me titull “Rruga e kthimit” theksohet se vetem gjate viti te kaluar, jane kthyer nga portet e Barit,Brinidizit, Venecias dhe Ankones, 29 femije nen moshen 13 vjec kryesisht nga Afganistani, ne kushte cnjerezore, ne qeli te improvizuara ne anije dhe pa u respektuar asnje rregull nderkombetar .

"Unë nuk kisha mundesi te komunikoja me policinë italiane, sepse nuk flas anglisht ose italisht. Gjithshka qe mund tu shpjegoja per plaget,u thoja:"Probleme ne Afganistan,probleme me Talebanet".Kjo është shkalla e aftësive të mia gjuhësore", thotë një emigrante nga Afganistani, e cila jeton në Greqi.

Ligji italian dhe e Drejta Ndërkombëtare ndalojnë largimin e të miturve të pashoqëruar, pa një proces te caktuar. Por ne cdo rast si Italia ashtu edhe shtete e tjera te BE i referohen marreveshjes se Dublinit 2, sipas se ciles te gjithe emigrantet ilegale, azilkerkues duhet te rikthehen ne vendin ku kane hyre per here te pare ne BE, pra ne Greqi.

Duke u kthyer ne kete vend, të miturit e pashoqëruar dhe azilkërkuesit, gjejne perseri nje keqtrajtim nga ligjet e ashpra te shtetit grek, ndersa janë të ekspozuar ndaj abuzimit te autoriteteve, kushteve degraduese te paraburgimit dhe një mjedisi armiqësor i karakterizuar nga dhuna ksenofobe, thekson reporti qe konkludon se pritet qe Gjykata Europiane e te Drejtave te Njeriut te jape se shpejti nje vendim kunder Italise dhe Greqise,per keto shkelje.

1621

KOMENTE