Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosovë-Pakistan. Vendosen mardhënie diplomatike
English

Kosovë-Pakistan. Vendosen mardhënie diplomatike

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj dhe ministri i Shtetit për Punë të Jashtme i Pakistanit, Malik Amad Khan, kanë nënshkruar dje në Prishtinë marrëveshjen zyrtare për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve.

Shkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madh
Ministri Hoxhaj dhe ministri Khan e kanë vlerësuar lartë këtë hap, duke shprehur vullnetin e dy vendeve për intensifikimin e gjithanshëm të marrëdhënieve.

Hoxhaj ka falënderuar ministrin Khan për vendimin që shteti dhe Qeveria pakistaneze mori në dhjetorin e vitit të kaluar që ta njeh Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur.

“Padyshim që ka qenë ndër lajmet më të rëndësishme për Republikën e Kosovës, por padyshim që ka qenë edhe ndër lajmet më të rëndësishme edhe për politikën ndërkombëtare meqë Pakistani është një shtet dhe një fuqi rajonale, një shtet me një peshë të madhe politike, diplomatike, ushtarake dhe ekonomike, dhe me një kulturë të lartë”, ka thënë ministri Hoxhaj.

Ai po ashtu vlerësoi kontributin dhe përkrahjen e Pakistanit për Kosovën në anëtarësimin e saj në Bankën Botërore dhe në Fondin Monetar Ndërkombëtar .

“Pakistani jo vetëm që ka marr vendim që ta njeh Republikën e Kosovës, por unë së fundi kam qenë në një konferencë të ministrave të punëve të jashtme në Xhibuti dhe qëndrimi zyrtar i Pakistanit ka qenë një qëndrim shumë i fuqishëm në mbështetje të Republikës së Kosovës”, tha Hoxhaj.

Ai po ashtu bëri të ditur se gjatë takimit me ministrin Khan është diskutuar për shumë tema të rëndësishme duke theksuar se kjo vizitë është kaptinë e re e relacioneve bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Islamike të Pakistanit.

“Biseduam se si të kemi bashkëpunim të ngushtë ekonomik, tregtar, arsimor, dhe në një të ardhme të afërt mendojmë që qoftë në Islamabad apo në Prishtinë të organizojmë një forum të bashkëpunimit ekonomik, i cili do të sjellë përfaqësues të qeverive tona, por mbi të gjitha do të sjell edhe përfaqësues të biznesit të cilët mund të investojnë në Kosovë apo edhe anasjelltas”, tha Hoxhaj.

Ministri i Jashtëm i Kosovës tha po ashtu se me homologun pakistanez është diskutuar edhe për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve por theksoi vendosmërinë e Kosovës për fuqizimin mbi të gjitha të bashkëpunimit ndërmjet qytetarëve, shoqërive dhe popujve të të dyja shteteve.

“Sot nënshkruam edhe hapin e parë, gurëthemelin e parë, vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe ky akt dhe kjo vizitë është padyshim ndër hapat më të rëndësishëm të bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona”, tha ministri Hoxhaj.

Ndërkaq, ministri i Shtetit për Punë të Jashtme i Pakistanit, Malik Amad Khan, shprehu kënaqësinë e tij për vizitën dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve.

Ministri Khan theksoi vullnetin e institucioneve të Pakistanit për thellimin e bashkëpunimit në shumë fusha me Republikën e Kosovës, duke vlerësuar lartë rëndësinë që kanë për Pakistanin marrëdhëniet me Kosovën.

Khan tha se gjatë takimit me ministrin Hoxhaj është diskutuar për hapat e mëtutjeshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, duke u shprehur i nderuar që është zyrtari i parë pakistanez që qëndron në Kosovë, pas njohjes.

Ai ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në diplomaci, duke veçuar me këtë rast diplomacinë parlamentare si shumë efektive.

“Marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë shumë të rëndësishme. Pakistani është një vend që mund ta ndihmoj shumë Kosovën, por edhe lidhjet e mira që ka Kosova me shumë vende, do të ishin të dobishme për Pakistanin”, tha ministri Khan.

Në pyetjen e gazetarëve rreth lobimit që Pakistani mund të bëjë për rritjen e numrit të njohjeve të Kosovës nga vendet islamike, ministri i Shtetit për Punë të Jashtme i Pakistanit, Malik Amad Khan, tha se Pakistani do të bëjë më të mirën e mundshme në këtë drejtim.

Gjatë vizitës në Kosovë, ministri i Shtetit për Punë të Jashtme i Pakistanit, Malik Amad Khan, shoqërohet edhe nga Muhammad Haroon Shaukat, ambasador jorezident i Pakistanit në Republikën e Kosovës.

KOMENTE