Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ligji i nënpunësit civil miratohet vetëm me votat e mazhorancës
English

Ligji i nënpunësit civil miratohet vetëm me votat e mazhorancës

Gjatë prezantimit në Komisionin e Ligjeve të projektligjit për nënpunësin civil nënkryetari Fatmir Xhafa deklaroi se opozita nuk do ta votojë këtë ligj ndërkohë që mbahet peng Këshilli i Qarkut Fier. Deputetët socialistë më pas braktisën mbledhjen në shenjë kundërshtimi.


“Pas tre vitesh në sirtar, ligji nuk ka ardhur në kohën e duhur dhe është shkelur rregullorja. Ne nuk do të jemi pjesë diskutimit për ligjin e nëpunësit civil dhe një ndër shkaqet është edhe qarku i Fierit pasi mazhoranca e ka grabitur këtë qark” theksoi deputeti i PS-së Fatmir Xhafaj.
Ndërsa kreu i Komisionit të Ligjeve Ilir Rusmajli u shpreh se ky qëndrim i opozitës ka vetëm si synim të pengoj integrimin e vendit.

“Procesi ka qenë transparent dhe e kemi shtyrë, pasi shpresonim që PS do rishqyrtonte qëndrimin por kjo nuk ka ndodhur pasi opozita nuk e do integrimin” theksoi Rusmajli.
Projektligji për nënpunësin civil u miratua më pas nen për nen vetëm me votat e mazhorancës.Ky ligj është një prej ligjeve të kërkuara për integrimin e Shqipërisë dhe kërkon shumicë të cilësuar të votave në Parlament.

KOMENTE