Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sekreti i kontratës: Qeveri - Patton Boggs. Gjithçka në funksion të zgjedhjeve
English

Sekreti i kontratës: Qeveri - Patton Boggs. Gjithçka në funksion të zgjedhjeve

Pas skandalit të publikuar nga media, lidhur me kontratën e qeverisë me kompaninë Paton Boggs, Ermonela Felaj deputete e Partisë Socialiste ka reaguar në lidhje me faktin se kjo kontratë nuk mund dhe nuk duhet të paguhet me paratë e shqiptarëve. Në deklaratën e saj për media deputetja socialiste tha se kontrata me kompaninë e lobimit është lidhur nga personi i gabuar, në kohën e gabuar, ka përmbajtjen e gabuar dhe përdor paratë e gabuara. Kjo kontratë në fakt është mbajtur e fshehur për shqiptarët edhe pse përdoren paratë e tyre, po në shërbim të partisë në pushtet dhe jo në shërbim të shtetit. Për deputeten socialiste ky skandal i radhës i Kryeministrit nxjerr sërish në publik faktin se për të mbuluar harxhet e fushatës, Sali Berisha po abuzon sërish me paratë e shqiptarëve.

Më poshtë deklarata e plotë e deputetes Ermonela Felaj:

Dje në media është publikuar kontrata e qeverisë shqiptare me kompaninë e konsulencës dhe lobimit Patton Boggs. Edhe pse kontrata është lidhur në dhjetorin e fundit, ajo është mbajtur e fshehtë nga qeveria shqiptare.
Tani që kontrata është bërë publike, jo nga qeveria, por falë medias, del në pah arsyeja e mbajtjes sekret të saj: Qeveria shqiptare po përdor paratë e popullit për të mbuluar harxhet e fushatës së vet elektorale. Kontrata mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë Patton Boggs është firmosur nga personi i gabuar, në kohën e gabuar, ka përmbajtjen e gabuar dhe përdor paratë e gabuara.

Të gjitha shërbimet që përfshihen në këtë kontratë, duke filluar nga trajnimet e deputetëve apo ministrave, ndërhyrjet për të siguruar intervista në median e huaj, bllokimet e lajmeve negative, promovimin e lajmeve pozitive, apo kurimi i imazhit të Kryeministrit, flasin qartë për një shërbim të kompanisë Patton Boggs në funksion të fushatës së ardhshme zgjedhore.

Për këtë arsye, kjo kontratë mund të ishte firmosur nga ndonjë funksionar i Partisë Demokratike, por kurrsesi nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave. Kjo kontratë duhet të paguhej nga fondet e Partisë Demokratike, por kurrsesi nga taksat e shqiptarëve. Ajo çka del qartë nga ky tjetër skandal i Kryeministrit është se për të mbuluar harxhet e fushatës, Sali Berisha po abuzon sërish me paratë e popullit.

KOMENTE