English

Ankara. Shpërthim tronditës para ambasadës amerikane (VIDEO)

Pas një shpërthimi që ka ndodhur sot, para ambasadës amerikane në kryeqytetin turk Ankara, edhe në Tiranë janë marrë masa të rrepta sigurie për ambasadën amerikane.

Nga shpërthimi në Ankara mediat turke raportojnë për dy të vdekur dhe disa të tjerë të plagosur si shkak i tronditjes që ka shkaktuar shpërthimi.

Viktimat ishin roja i sigurisë, shtetas turk, pjesë e stafit të ambasadës amerikane dhe vetë atentatori, ndërsa disa persona të tjera, përfshirë këtu edhe kalimtarë të rastit janë lënduar lehtë.

Raportohet se godina e ambasadës nuk është prekur nga shpërthimi, ndërkohë që ambasadori amerikan në Turqi, Francis J. Ricciardone Jr. tha për mediat se kjo që ndodhi ishte e trishtueshme dhe kërkoi zbardhjen e ngjarjes.

Pranë ambasadës amerikane ndodhet ajo franceze dhe gjermane. Dhjetra ambulanca dhe forca të shumta policore mbërritën në vendngjarje dhe izoluan zonën.

Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan bëri një deklaratë në televizion në të cilin ai bëri thirrje për një përpjekje globale për të luftuar "elementet terroriste".

Departamenti amerikan i Shtetit tha se ishte duke punuar me policinë turke për të bërë një vlerësim të plotë të dëmit.

Masa të rrepta sigurie për ambasadën amerikane në Tiranë. Forca të ndërhyrjes speciale kanë rrethuar rezidencën diplomatike, e cila ndodhet në “Rrugën e Elbasanit”.
1629

KOMENTE