Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha viziton Qendrën Sociale “Don Bosco” me rastin e 20 vjetorit të krijimit të saj në Tiranë
English

Berisha viziton Qendrën Sociale “Don Bosco” me rastin e 20 vjetorit të krijimit të saj në Tiranë

Kryeministri Berisha vizitoi dje Qendrën Sociale “Don Bosco”, në Tiranë, e cila në një ceremoni festive përkujtoi 20 vjetorin e pranisë Saleziane në Tiranë.

Qendra Sociale “Don Bosko” u krijua në vitin 1993 dhe ka si mision promovimin njerëzor dhe social të adoleshentëve dhe të rinjve, me vëmendje të veçantë ndaj grupeve më vulnerabël. Kjo qendër drejtohet nga salezianët (anëtarët e shoqërisë “Shën Françesku i Sales” që u themelua nga Don Bosko në vitin 1859 dhe që është prezente sot në më shumë se 131 shtete.

Sot, kjo qendër Sociale drejton Kolegjin “Don Bosko”, i cili përbëhet nga shkolla 9 vjeçare, Gjimnazi dhe Shkolla e Mesme Profesionale; Qendrën e Formimit profesional; Oratorin-Qendrën Rinore; Qendrën Ditore në ndihmë të fëmijëve, kryesisht me etni rome, si dhe “Shtëpia e miqve”, në ndihmë të fëmijëve me aftësi të kufizuar.

Kryeministri Berisha, i shoqëruar nga drejtues së këtij Institucioni, u takua dhe bisedoi me të rinj dhe mësues të qendrës, si dhe u njoh nga afër me aktivitetet e veprimtaritë më të fundit të saj. Në ceremoninë e rastit, kryeministri u nderua me titullin “Mik i Don Boskos” me motivacionin “ Për kontribut të çmuar, impenjim social, mbështetje të iniciativave të zhvillimit dhe forcimit të strukturave rinore.

Kryeministri shprehu për të pranishmit, kënaqësinë dhe nderimin, që ndodhej i pranishëm në një qendër, e cila ngrihet moderne dhe bashkëkohore, atje ku 20 vjet më parë ishte zona më e humbur periferike e kryeqytetit. Kryeministri iu drejtua me mirënjohje themeluesve të Qendrës, të cilët përzgjodhën Tiranën, për të ndarë vuajtjet dhe problemet me të rinjtë e këtij qyteti, por dhe të gjithë Shqipërisë, si dhe për ti ndihmuar ata, në mënyrën me të suksesshme.

Me vlerësimin më të lartë për veprimtarinë humane të Qendrës Sociale “Don Bosko”, kryeministri shprehu në emër të qeverisë, angazhimin për mbështetjen e kësaj veprimtarie në cdo skaj të vendit.

Në këtë aktivitet merrnin pjesë Ministri i Arsimit, zoti Myqerem Tafaj, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, zoti Lulzim Basha, Nunci Apostolik i Shqipërisë, Imzot Ramiro Moliner Igles, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë, përfaqësues të institucioneve që mbështesin këtë qendër, si dhe të rinj e prindër të tyre.

KOMENTE