Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mrekulli. Foshnja lind me zemër jashtë trupit dhe mbijeton (FOTO)
English

Mrekulli. Foshnja lind me zemër jashtë trupit dhe mbijeton (FOTO)

Një vajzë e sapolindur, me zemër që rrihte jashtë trupit të saj, ka shkuar në shtëpi sot, pasi i është dhënë një mbrojtëse për të mbrojtur organin e saj jetësor.
Audrina Cardenas u lind në tetor me një sëmundje të rrallë kongjenitale të quajtur ectopia CORDIS, ku zemra e saj është formuar jashtë gjoksit.

Sëmundja prek vetëm një në tetë milionë ku 10 prej tyre janë të dështuar të vdesin brenda tri ditëve.

Por të mërkurën, vajza e cila mbushi 3 muaj e gjysmë ka sfiduar shanset kur ajo ka dalë nga Spitali i Fëmijëve në Texas, Houston bashkë me nënën e saj Ashley.

Në fakt mjekët e kishin diagnostikuar këtë anomali që kur nëna ishte 16 javë shtatzënë dhe i kishin sugjeruar që ta abortonte, por nëna vendosi pas një lufte me veten e saj, se do të mbronte fëmijën e saj dhe kishte besim se do t'ia dilte.

Tashmë vogëlushja Audrina, do të duhet të jetë nën kontrollin e kardiologut për pjesën tjetër të jetës së saj, por mjekët thanë se prognoza është e mirë.
Dr Carolyn Altman, një kardiolog në spitalin pediatrik, tha:

"Pavarësisht se Audrina ka zemrën e saj në vendin e gabuar, ajo ka lindur pa sindrome të tjera ose kushte gjenetike që do të shkaktojnë stres shtesë ose komplikime në zemrën e saj.
"Megjithëse e ardhmja është e pasigurt, Audrina është duke lulëzuar dhe duke bërë progres çdo ditë".

KOMENTE