English

Në aksin rrugor Shkodër-Lezhë humb jetën Lirie Kalaj

Në aksin rrugor Shkodër-Lezhë ditën e djeshme ka ndodhur një tjetër aksident me pasojë vdekjen e një gruaje.

Aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e “Vaut të Dejës” ku një fugon ka përplasur një motoçikletë me të cilën udhëtonin një çift.
Viktima ka qenë Lirie Kalaj, ndërsa bashkëshorti i saj u dërgua me urgjencë në spitalin e Shkodrës.

Ndërkohë policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit Arjan Tahiri ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

KOMENTE