Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Operacioni policor “Batica 2”, vë nën pranga disa shtetas. Emrat
English

Operacioni policor “Batica 2”, vë nën pranga disa shtetas. Emrat

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Kundër Krimit Financiar në Departamentin kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, si dhe Njësinë Task Forcë pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, u finalizua me sukses operacioni policor “Batica 2”, në kuadër të të cilit u bë i mundur arrestimi i shtetasve:

Engjëll Dilaver Taulla, vjeç 52, banues në Durrës, punonjës pranë Bashkisë Durrës,
Dhimitër Astrit Maxhari, vjeç 45, banues në Durrës, përfaqësues i një firme ndërtimi,
Onjel Abas Take, vjeç 36, banues në Durrës, i punësuar në sektorin privat,
Pelivan Nuri Merkaj, vjeç 57, banues në Durrës,
si dhe ka filluar procedimi ndaj shtetases D. M., vjeç 49, banuese në qytetin e Durrësit, me detyre specialiste pranë Zyrës së Strehimit, në Bashkinë Durrës.
Në sajë të hetimeve intensive të kryera, për një periudhë 3-mujore, ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, kundrejt përfitimeve të paligjshme, kanë plotësuar dhe dorëzuar për vete apo persona të tjerë, dokumente fiktive pranë zyrave përkatëse të Bashkisë Durrës, me qëllim për tu bërë pjesë e programit për strehim në banesa me kosto të ulët dhe programin e kredive të lehtësuara nga shteti.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, bazuar në materialet e grumbulluara në kuadër të këtij hetimi nga strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Njësinë Task Forcë, ka vendosur masën e sigurimit “arrest me burg” për shtetasit Engjëll Taulla, Dhimitër Maxhari, Onjel Take dhe Pelivan Merkaj si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjithashtu kjo gjykatë, ka vendosur masën e sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore dhe të pezullimit të ushtrimit të një detyre apo funksioni publik”, ndaj shtetases D. M. si e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Strukturat e Policisë së Shtetit po punojnë për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, si dhe për identifikimin e personave të tjerë të dyshuar të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

KOMENTE