Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
ACR ka shitur të drejtën e shfrytëzimit, duke u larguar përfundimisht nga vendi. Çfarë fshihet?
English

ACR ka shitur të drejtën e shfrytëzimit, duke u larguar përfundimisht nga vendi. Çfarë fshihet?

Partia Socialiste ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me situatën e krijuar në minierën e Bulqizës, pas ndryshimit më të fundit të pronësisë së saj dhe largimit të kompanisë ACR (kompania kryesore shfrytëzuese e kromit të Bulqizës).

Nënkryetari i grupit kuvendor socialist, Saimir Tahiri nëpërmjet një letre të dërguar Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Edmond Haxhinasto, kërkon informacione lidhur me realizimin e investimeve nga shoqëria koncensionare ACR Sh.A nga 1 Korrik 2009 deri në 31 Dhjetor 2012. Sipas tij ACR, e cila fitonte miliarda pa përmbushur planin e investimeve, siç nuk e ka përmbushur dhe sot, ka shitur të drejtën e shfrytëzimit, duke u larguar përfundimisht nga vendi. Në letrën e tij deputeti Saimir Tahiri kërkon që të informohet nga Ministria lidhur me kompaninë e re koncensionare, garancitë financiare që ka dhënë ajo, dokumentacionin që provon se shoqëria e re plotëson kushtet e investitorit të fushës, praktikën e transferimit të lejes koncensionare, si dhe informacione të tjera që do të bënin të mundur hedhjen dritë mbi mënyrën se si është menaxhuar deri tani Miniera e Kromit në Bulqizë.

Deputeti Tahiri në letrën drejtuar ministrit kërkon shpjegim lidhur me çështjet e mëposhtem:

Kërkoj informacion të detajuar e të plotë për çështjet e poshtëshënuara:
1- Dokumentacionin që provon garancitë financiare të shoqërisë së re që merr koncesionin në përmbushje të legjislacionit në fuqi dhe marrëveshjen koncesionare të miratuar në parlament;
2- Dokumentacionin që provon se shoqëria e re plotëson kushtet e investitorit të fushës;
3- Praktiken e transferimit të lejes koncensionare nga ACR Sh.A tek shoqëria e re koncensionare;
4- Realizimin e investimeve nga shoqëria koncensionare ACR Sh.A nga 1 Korrik 2009 deri në 31 Dhjetor 2012;
5- Dokumentacionin që provon pagesën e penaliteteve nga shoqëria ACR Sh.A për moszbatimin e kushteve të kontratës koncensionare mbi realizimin e investimeve brenda afatit;
6- Grafikun e hapjes te pusit nr.9 të thellësisë të Minierës së Kromit Bulqizë dhe reliazimin e këtij grafiku për periudhën 1 Korrik 2009 deri ne 31 Dhjetor 2012;
7- Sasinë e rezervave të mineralit të kromit që kanë shfrytëzuar shoqëritë koncensionare dhe prodhimin e mineralit të kromit të realizuar nga këto kompani, të ndarë për secilën shoqëri për të gjithë periudhën e dhënies me koncesion deri në 31 Dhjetor 2012;
8- Sasinë e rezervave të mineralit të kromit që kanë mbetur pa u shfrytëzuar mbi nivelin e 14 të thellësisë të Minierës së Kromit Bulqizë;
9- Sasinë e rezervave që është shfrytëzuar nga shoqëria koncensionare AÇR Sh.A për periudhën 1 Korrik 2009 deri ne 31 Dhjetor 2012 dhe prodhimin e mineralit të kromit që ajo ka realizuar për këtë periudhë.

KOMENTE