English

Jozefina Topalli  vizitë zyrtare në Bullgari 

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli Çoba u nis sot për një vizitë zyrtare në Bullgari me ftesë të Kryetares së Kuvendit të Bullgarisë, znj. Cecka Caçeva.Zonja Jozefina Topalli do të pritet në takime të veçanta edhe nga Presidenti i Republikës së Bullgarisë, Rosin Plevneliev, si dhe nga Kryeministri Bojko Borisov.Vizita e Kryetares së Kuvendit do të kulmojë me një fjalim në sallën e seancave parlamentare përpara deputetëve të Bullgarisë, vend anëtar i NATO-s dhe i Bashkimit Europian.Kjo është vizita e dytë zyrtare e Kryetares së Kuvendit në Bullgari. 5 vite më parë zonja Jozefina Topalli së bashku me Kryetarët e Parlamenteve të Kroacisë dhe Maqedonisë u ftuan në seancën plenare ku u ratifikua protokolli i antarësimit në NATO.Në këto 5 vite Shqipëria ka patur zhvillime dinamike; është anëtare e NATO-s, ka liberalizuar vizat me BE-në, ka një zhvillim pozitiv ekonomik, që e bën ndër të paktat vende që nuk ka kaluar në recesion, pavarësisht se e rethuar nga vende me krizë të thellë ekonomike.Në takimet me krerët më të lartë të shtetit bullgar, zonja Jozefina Topalli do të kërkojë mbështetje për statusin e vendit kandidat si dhe do bisedojë për një shtysë të re të bashkëpunimit ekonomik në energji, hidrokarbure, miniera por edhe përmes projekteve të mëdha infrastrukturore siç është Koridori 8.

KOMENTE