Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohen vjedhësit e kasafortës me 15 mijë euro
English

Arrestohen vjedhësit e kasafortës me 15 mijë euro

Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë, mesnatën e mbrëmshme, falë një pune hetimore të specializuar bënë të mundur dokumentimin ligjor të autorëve të vjedhjes së kasafortës në shumën prej 15 mijë euro si dhe një sërë bizhuterisht të tjera në pronësi të shtetasit me iniciale J.Dhimitri, i cili ka veprimtari tregëtare në fushën e minierave.

Falë organizimit të hetimit në kohë, mbi identifimin e kësaj vjedhje, nga strukturat e hetimit pranë këtij komisariati, është arritur kapja e autorëve në afërsi të zonës së Alliasit Tiranë, të cilët janë shtetasit:

Besjon Ilir Cici, 25 vjec, lindur dhe banues në Tiranë,
Aleksandër Gjevalin Froku, 19 vjec, me banim në Tiranë

Këta shtetas, dyshohet se dy ditë më parë, rreth orës 12.30’ kanë mundur të realizojnë vjedhjen e kasafortës duke përvetësuar shumën e parave prej 15 mijë euro si dhe vjedhjen e një sërë bizhuterish të cilat kapin vlerën e 21 mijë eurove. Në total vlera e përvetësuar arrin në rreth 36 mijë euro.

Nga hetimet e deritanishme, është konkluduar se këto shtetas janë autorë edhe të vjedhjeve të tjera, kryesisht me tendecën e vjedhjes së banesave në zona të ndryshme në Tiranë.

KOMENTE