Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mjekët shqiptarë realizojnë ndërhyrje të pa realizuar më parë. Shpëtohet nëna dhe foshnja
English

Mjekët shqiptarë realizojnë ndërhyrje të pa realizuar më parë. Shpëtohet nëna dhe foshnja

Ministri i Shëndetësisë z. Vangjel Tavo i shoqëruar nga Drejtoresha e Maternitetit “ Koco Gliozheni”, znj. Rubena Mojsiu ka vizituar në 6 shkurt një nënë të re, e cila falë një ndërhyrjë operatore të parealizuar më parë në sistemin shëndetësor publik ka arritur të dalë nga gjendja e komës. Në muajin e tetë të shtatëzënisë e reja si pasoj e komplikacioneve të menjëherëshme nga një kardiopati e lindur dhe e panjohur më parë ka hyrë në gjendje kome. Fal ndërhyrjes së rrallë realizuar nga mjekët e Spitalit “Shefqet Ndroqi’ dhe ekipi i mjekëve të Maternitetit “Koco Gliozheni”, është arritur të shpëtohet jeta e saj dhe e foshnjës.

Gjatë vizitës së tij pranë Spitalit të Mushkërive, ku ndodhet e shtruar pacientja, z. Tavo ka përshëndetur dhe është takuar personalisht me mjekët, të cilët për herë të parë kryen një ndërhyrje të këtij lloji.

"Problemi realisht ka qenë shumë serioz dhe falë një bashkëpunimi shumë të mirë, mes drejtorisë, ekipit mjekësor të senatoriumit dhe ekipit mjekësor të maternitetit është bërë e mundur që të shpëtojnë dy jetë. Dua të falenderoj të dy ekipet e mjekëve për bashkëpunimin e suksesshëm” , u shpreh Ministri Vangjel Tavo për median.

Në muajin e tetë të shtatëzanisë pacientja pësoi përkeqësim akut të zemrës dhe mushkërive, si pasoj e një defekti të lindur në zemër dhe të panjohur më parë prej saj. Nga ky moment pacientja ka hyrë në gjendje kome. Jeta e saj varej vetëm nga aparaturat që i jepnin frymë. Në këto kushte mjekët vendosën të ndërhyjnë për të shpëtuar nënën e fëmijën. Ndërhyrja u krye pranë Spitalit të Mushkërive “Shefqet Ndroqi”. Të dy ekipet e mjekëve, gjinekologët dhe kardiologët kanë bashkëpunuar dhe të gjitha procedurat janë kryer parë Spitalit të Mushkërive, ku nëna ndodhej e shtruar. Pas kësaj lindjeje në kushte të jashtëzakonshme ( operacioni u krye gjatë kohës kur pacientja ndodhej në gjendje kome), gjendja e saj shëndetësore u përmirësua.

"Në momentin që janë paraqitur pranë Spitalit të Mushkërive, nëna ishte e intubuar, dhe bebi ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore, sepse kishte rënie të rrahjeve të zemrës së bebit. Në momentin e lindjes bebi ka qenë me 30-40 rrahje në minutë, ndërkohë që është 140 norma. Është transportuar menjëherë në reaminacionin tonë neonatal, dhe bebi ka qenë një ditë e gjysëm i intubuar, më pas e mori veten gradualisht", tha Rubena Moisiu, drejtoreshë e Maternitetit "Koco Gliozheni"

Mjekët sigurojnë që nëna dhe foshnja gëzojnë shëndet të plotë. Pas disa ditësh të dyja do të bashkohen, pasi aktualisht foshnja po mbahet në Maternitet, ndërsa nëna po vazhdon trajtimin në Spitalin e Mushkërive.

KOMENTE