English

Situata aktuale e ekstraktit të Listës së Zgjedhjeve

Zëvendës Ministri i Brendshëm z. Ferdinand Poni ka zhvilluar një takim me mediat ku prezantoi situatën aktuale të ekstraktit të Listës së Zgjedhjeve, duke shpjeguar momente të veçanta të saj, dhe njëherësh u bëri apel përfaqësuesve vendorë që të respektojnë afatet ligjore për përmbylljen e këtij procesi administrativ.

Në vijim është një përmbledhje e informacioneve që z.Poni paraqiti për median.

Ekstrakti i listes se zgjedhësve i datës 03.02.2012 eshte gjeneruar pranë çdo njesie te qeverisjes vendore per printim.

Ekstrakti i listes permban 3,288,797 zgjedhes.

3.235.145 zgjedhes jane afishuar qarte prane 5 441 qendrave te votimit ne cdo njesi te qeverisjes vendore.
53.652 zgjedhes nuk jane perfshire ne listat e zgjedhesve per shkak te kritereve te ligjit mbi numrin e zgjedhesve qe duhet te kete nje qender votimi (200-1000,700 Tirana).
Me bashkimin apo ndarjen e qendrave te votimit qe jane jashte kriterit numerik procedurë qe kryhet nga kryetaret e bashkive/komunave do te behet shume shpejt dhe perfshirja e ketyre zgjedhesve te mbetur jashte liste.
Për sa i perket dublimeve:

Ne date 12.12.2012 jane derguar ne zyrat e gjendjes civile per kontroll 7674 rekorde te dyshuara si te dubluara.

Pas gjenerimit te ekstraktit te dates 3 shkurt, u bene kontrollet per dublimet dhe rezultuan ne fund te procedurave 4,804 rekorde te personave te dyshuar si te dubluar.

Per 2,575 rekorde kemi marre pergjigje nga zyrat e gjendjes civile qe nuk jane dublime.

KOMENTE