Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli: sa më shumë mbështetje gruas në fuqizimin e saj drejt botës së biznesit
English

Topalli: sa më shumë mbështetje gruas në fuqizimin e saj drejt botës së biznesit

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli priti sot në një takim përfaqësuese të Komitetit të Gruas në Dhomën Amerikane të Tregtisë ku pati një bisedë lidhur me fuqizimin e rolit të gruas në drejtmin e bizneseve të ndryshme dhe rritjen e përfaqësimit të saj në vendimarrje e poste të larta drejtuese.

Gratë, lidere në drejtimin e bankave, agjenci udhëtimesh etj, njohën Kryetaren e Kuvendit me eksperiencat e tyre të suksesshme në drejtimin e kompanive apo bizneseve të rëndësishme si dhe me projektet që ato kanë për të nxitur gra të tjera drejt botës së biznesit.

Gjatë takimit Kryetarja Jozefina Topalli dhe përfaqësueset e Komitetit të Gruas në Dhomën Amerikane të Tregtisë diskutuan mbi gjetjen e iniciativave të reja për motivimin e grave jo vetëm në Tiranë, por në mbarë qytetetet e fshtatrat e vendit për ti inkurajuar ato në hapjen e bizneseve të drejtuara prej tyre.

Kryetarja e Kuvendit shprehu mbështetjen e plotë ndaj fuqizimit të rolit të gruas në drejtimin e bizneseve si dhe rritjes së përfaqësimit në vendimarrje ndërsa theksoi angazhimin e saj për të nxitur projekte konkrete për të zgjeruar rrjetin e grave biznesmene në të gjithë vendin.

KOMENTE