English

Vendet e huaja punësojnë mjekë shqiptarë. Shtohen edhe tre specialitete të tjera

Për herë të parë do t'i nënshtrohen Provimit të Shtetit edhe 3 nënspecialitete të Infermierisë që më parë ishin përfshirë me të njëjtin emër, ndërsa tani do të jenë të specifikuar me emra.

Drejtori i provimit të shtetit Niko Terezi sqaron për mikrofonin e mediave se jemi koshientë që vitet e fundit Fakulteti i mjekësisë ka patur probleme si nga ana mësimore teorike përsa i përket teksteve por dhe nga ana praktike e studentëve. Megjithatë tregu i huaj i punës nuk ka përjashtuar edhe përthithjen e studentëve që mbarojnë mjekësinë në vendin tonë si dhe të degës infiermeri, fizioterapi, imazheri dhe teknik laoratori.

Niko Terezi, shprehet se vendet e huaja kanë filluar të njohin Provimin e Shtetit që jepet në Shqipëri, si një filtër i mirë për të gjithë që kanë mbaruar studimet dhe kërkojnë të punësohen. Tani pritet që me provimin e fundit të mjekësisë dhe infermierisë të mbyllet sezoni i tretë i Provimeve të Shtetit. Javën e fundit të shkurtit do të zhvillohet pjesa e dytë e Provimit të Shtetit në Mjekësinë e Përgjithshme. Në këtë provim do të marrin pjesë rreth 65 kandidatë, që janë diplomuar nga mesi i vitit të kaluar. Ata kanë kryer edhe praktikën profesionale dhe kontrrollin e aftësimit praktik pranë Urdhërit të Mjekëve dhe Urdhërit të Infermierit. Me këto provime mbyllet sezoni i tretë i Provimeve të Shtetit. Gjatë kësaj kohe do të zhvillohen edhe 3 provime për kandidatët që përfundojnë Fakultetin e Infermierisë. Konkretisht janë kandidatë specialitetet: Logopedi, Imazheri dhe Teknik Laboratori. Ky është një provim që bëhet për herë të parë, për shkak se në Ligjin e Profesioneve të Rregulluara, këto nuk ishin cituar me emër, por ishin cituar me Infermieri, Mami dhe Fizoterapi. Kështu që u bë amendimi i ligjit dhe tani do të fillojë testimi i tyre. Janë rreth 17 kandidatë që do të marrin pjesë në provim dhe janë të parët që do të hyjnë në këtë provim”, u shpreh Terezi.

KOMENTE