English

Përplasen 2 furgonë linje në aksin Gjirokastër - Sarandë

Në aksin rrugor Gjirokastër - Sarandë, janë përplasur 2 furgonë linje.

Vendi ku ka ndodhur aksidenti është pikërisht te Miniera e Kripës, ku si pasojë janë plagosur pasagjerët dhe pas dhënies së ndihmës së shpejtë mësohet se jeta e tyre është jashtë rrezikut.

Nga hetimet paraprake mësohet se fugoni me targa AA 5417 CH, i linjës Gjirokastër–Sarandë është përplasur nga një mjet tjetër tip fugon që udhëtonte nga Saranda në drejtim të Fierit.
Ndërkohë, që nga hetimet paraprake mësohet se shkak të jetë moti i keq dhe shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonin drejtuesit e mjeteve.

KOMENTE