Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli: Kur flet drejtësia ju duhet të heshtni . Komiteti i Helsinkit: Vendimi nxit dyshime në drejtësinë e tij(VIDEO)
English

Topalli: "Kur flet drejtësia ju duhet të heshtni". Komiteti i Helsinkit: Vendimi nxit dyshime në drejtësinë e tij(VIDEO)

Lidhur me vendimin e Gjykatës për dhënie pafajësie ndaj Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, të akuzuar për vrasjet në demonstratën e 21 Janarit 2011, Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka dhënë një deklaratë ku koncepti që kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli ka përdorur në parlament ditën e djeshme "Kur flet drejtësia ju duhet të heshtni", është tërësisht i gabuar.

Në deklaratën e Komitetit të Helsinkit thuhet:

" “Diskutimet dhe kritikat, pasi vendimi është dhënë dhe kur nuk kanë për qëllim të denigrojnë gjyqtarët ose sistemin, jo vetëm nuk përbëjnë presion ndaj gjykatës, por në një shoqëri demokratike ato i shërben forcimit të shtetit të së drejtës, prandaj duhet të mirëpriten dhe të dëgjohen me vëmendje. Vendimi nxit edhe më tepër dyshime në drejtësinë e tij edhe për faktin se në një çështje kaq të rëndësishme, vendimi u shpall i paarsyetuar, gjë që bie ndesh me pikën 1 të nenit 142 të Kushtetutës, ku sanksionohet se “vendimet gjyqësore duhet të jenë të arsyetuara. KSHH-së i tërheq vëmendjen fakti se në deklarimet e kryesuesit të seancës gjyqësore, veç të tjerave, si argument në dhënien e pafajësisë, u përmend edhe një vendim i Gjykatës së Strasburgut kundër Italisë, lidhur me vrasjen me armë zjarri të një demonstruesi nga një punonjës i policisë. KSHH mendon se, gjykata gabon që i referohet këtij vendimi, duke bërë kështu edhe interpretime subjektive dhe të kundërligjshme. Është e vërtetë që gjykatat tona u referohen vendimeve të Gjykatës së Strasburgut, por këtë e bëjnë për të respektuar parimet bazë të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, të cilat ajo i zbaton dhe interpreton. Në rastin konkret Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë nuk ka pasur parasysh faktin se në nenin 1/c “Parime të Kodit Penal” përcaktohet se “zbatimi i ligjit penal me analogji nuk lejohet”,- përfundon deklarata.
1648

KOMENTE