Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
16 shkurt, festë e madhe për pavarësinë e Kosovës në Manhattan, New York
English

16 shkurt, festë e madhe për pavarësinë e Kosovës në Manhattan, New York

Një tjetër festë e madhe po afron për shqiptarët dhe sidomos për shqiptarët e Kosovës.
Për pak ditë ose më saktë në 17 shkurt Kosova mbush 5 vjet, ditë kur ajo fitoi pavarësinë.
Ndaj me rastin e kësaj ditë anembanë ku ndodhen shqiptarë, do të festohet duke zhvilluar mjaft aktivitete festive që përkujtojnë 17 shkurtin e vitit 2008.

Në datë 16 shkurt, gazeta shqiptaro-amerikane “Illyria” në New York, organizon në Manhattan një festë të madhe me rastin e 5-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
E themeluar në vitin 1991, për të mbështetur çështjen e Kosovës në SHBA, “Illyria” e ka lidhur fatin e saj si pak institucione të tjera të komuniteit me këtë kauzë të madhe kombëtare.

Sot, 5 vjet mbasi kjo ëndërr e jashtëzakonshme e shqiptarëve është bërë realitet, “Illyria” i ka ftuar shqiptaro-amerikanët të nderojnë disa nga ata miq amerikanë që na kanë ndihmuar në ato vite kur emri i Kosovës ende nuk njihej në media, kur politikanët në Washington dhe në botë nuk i vinin rëndësi dhe kur dukej sikur kolonizimi serb do të ishte i përjetshëm.

Festa e 16 shkurtit do të nderojë me respekt edhe ata shqiptaro-amerikanë që sot nuk janë më që të festojnë me ne, por që kanë dhënë gjithshka për çështjen e Kosovës sa kohë që ishin gjallë. Shquajnë mes tyre, tre vëllezërit Bytyqi, dëshmorët e Batalionit Atlantiku që shkuan të luftojnë për lirinë e Kosovës dhe hynë në historinë e kombit të tyre.

Do të nderohen figurat kryesore të Kosovës të viteve të rezistencës, babai i pavarësisë së Kosovës, Presidenti Ibrahim Rugova dhe Heroi Kombëtar i saj Adem Jashari. Një respekt i veçantë do të tregohet për Imzot Mark Sopin që hodhi poshtë në Kongres akuzat përçarëse serbe.
Këta e shumë të tjerë do të përmenden në një dokumentar të posaçëm të Andamion Muratajt (Fitues i Ariut të Argjendtë në Festivalin e Filmit të Berlinit) me tekst të kryeredaktorit të gazetës “Illyria”, Ruben Avxhiu, të lexuar nga aktori i njohur shqiptaro-amerikan, James Biberi.
Kongresistë dhe diplomatë, ekspertë dhe autorë librash, e shumë figura të njohura shqiptare dhe amerikane do të marrin pjesë në këtë darkë historike kushtuar një ngjarjeje që ndryshoi përgjithmonë jetën e shqiptarëve dhe të gjithë kombeve në Ballkan.
Përveç dokumentarit dhe disa fjalimeve të rastit do të ketë muzikë dhe vallëzim, do të ketë krenari të të qenit shqiptar, do të ketë ushqim të shijshëm e pije, të gjitha pjesë një përvoje që do të mbetet e paharrueshme.

KOMENTE