Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Skandal. Mishi i kalit shitet për mish viçi
English

Skandal. Mishi i kalit shitet për mish viçi

Kryeministri rumun ka mohuar akuzat se dy thertore në vendin e tij kanë shitur mishin e kalit si mish viçi për kompanitë evropiane të ushqimit.

Viktor Ponta tha se kontrollet ishin kryer dhe nuk ka pasur asnjë shkelje të rregullave dhe standardeve.

Zbulimi i mishit të kalit si produkt viçi ka çuar që ushqimet e përpunuara të tërhiqen nga shitja në vendet si Britani, Francë dhe Suedi.

Mr Ponta ka shprehur zemërimin për fajësimin e vendit të tij, pasi kjo nuk qëndronte.

"Nga të gjitha të dhënat që kemi në këtë moment, nuk ka asnjë shkelje të rregullave evropiane të kryera nga kompanitë nga Rumania apo në territorin rumun," tha ai në një konferencë shtypi.

"Unë jam shumë i zemëruar, tsinqerisht."

Në Francë, qeveria ka thirrur përfaqësuesit e industrisë së mishit për bisedime rreth situatës së krijuar. Shtatë zinxhirë supermarketesh franceze tashmë kanë kthyer mbrapsht ushqimet e ngrira të gatshme nga furnizuesit e tyre
Një hetim fillestar ka gjetur se mishi ishte me origjinë nga Rumania. Hetuesit francezë kanë vizituar dy kompani të përfshira në importin dhe përpunimin e mishit.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar thotë se një mund të ketë ndodhur një konspiracion kriminal mjaft i gjerë.

Sekretari britanik për mjedisin Owen Paterson i tha BBC: "Ky është një rast i mashtrimit dhe një komplot kundër publikut, ky është një veprim kriminal, duke zëvendësuar një material për një tjetër."

Veprimi juridik është caktuar të fillojë në Evropën kontinentale të hënën, shtoi ai.

KOMENTE