Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Spahiu: koalicioni i tradhetarëve në pushtet më 23 Qershor, do të rrëzohet (VIDEO)
English

Spahiu: koalicioni i tradhetarëve në pushtet më 23 Qershor, do të rrëzohet (VIDEO)

Kryetari i Aleances Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka zhvilluar një tubim në qytetin e Sarandës ku ka folur mjaft ashpër ndaj pushtetit të drejtuar nga kryeministri aktual Sali Berisha.Situatën në vend ai e përshkruan si "gjendje lufte".

Në deklaratën e tij ai shprehet se ne jemi ndryshe, pasi e kemi kuptuar qe iku koha e kollareve qe ne tashme nuk jemi ne paqe, por ne lufte. Dhe ne lufte ne do shkojme jo si gjenerale, por si ushtare te ketij populli, te ketij kombi, deri sa te heqim njeriun, i cili ka per mision te godase kombin dhe shqiptarine. Jemi ne lufte me ate qe grabit gjithe Shqiperine. Jemi me nje qellim. Deri sa ta largojme nga pushteti Berishen. Po na grabisin detin, bregun dhe historine. Kalaja e Lëkursit eshte privatizuar ne menyren me te turpshme nga ministri grek i qeverise se shtetasit Berisha. Turp, turp dhe turp, te shesesh historine mijera-vjeçare per interesa personale eshte skandal dhe pertej skandalit. Asnje minister nga Saranda nuk eshte ne perberjen e qeverise se shtetasit Berisha, por vetem minoritar si Spiro Ksera dhe Vangjel Tavo qe financojnë me parate e shqiptareve kreret e organizatave per pavaresine e Vorio Epirit. Sali Berisha eshte bere zyrtarisht financuesi i zyres se “Agimit te Arte”, jo ne Sarande, por ne zemer të kryeqytetit shqiptar, ne qender të Tiranës.
Saranda dhe e gjithë Shqiperia do e rrëzojnë koalicionin e tradhetarëve ne pushtet më 23 Qershor”.

1650

KOMENTE