English

Rihanna tregon unazën e fejesës me Chris Brown

Edhe pse ajo vazhdimisht ka deklaruar se asgjë nuk është e vërtetë për një rifillim të mardhënies me Chris Brown, duket se është përmbysur.

Chris Brown shokoi botën mbarë kur dhunoi në mënyrë brutale yllin e muzikës pop, Rihannën. Ajo arriti përsëri të ngrihet dhe të vazhdojë karrerën e saj edhe pse duket se asnjëherë nuk ka qënë e qetë në shpirtin e saj edhe pse ka ditur të shfaqet më së miri në sy të fansave dhe publikut.

Tashmë ditët e fundit ata të dy janë shfaqur së bashku në ceremoninë e çmimeve Grammy, tepër të lumtur.
Duket se ata jo vetëm e kanë falur njëri-tjetrin, por edhe gjërat janë harruar. Të dy ishin së bashku në radhën e parë, në ceremoninë e çmimeve Grammy.
Madje ajo që ka habitur mediat është se Rihanna ka treguar një unazë fejese, që ka nxitur spekulimet se ajo dhe Chris tashmë janë të fejuar.

KOMENTE