Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër  gjatë një operacioni antidrogë kanë sekuestruar rreth 145 kilogramë Mariuanë.
Shpallet në kërkim  transportuesi i  lëndës narkotike një i ri  me inicialet A.S nga fshati Lazarat.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga ana e Specialistëve të Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër për goditjen e trafikut të lëndëve narkotike ,  një tjetër operacion është zhvilluar gjatë orëve të para të mëngjezit  së datës 12.02.2013 nga  Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër  dhe konkretisht:
Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër  rreth orës 03.00 të mëngjezit  të datës 12.02.2012, kanë marrë informacion në rrugë operative se një sasi lënde narkotike po transportohej nga Lazarati në drejtim të Gjirokastrës  me një automjet Ford Fiestra.
Rreth orës 03.10 , të mëngjezit  të datës 12.02.2013 , Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër , kanë konstatuar se në aksin rrugor Kordhocë- Gjirokastër po lëviste me shpejtësi një automjet tip ford Fiestra me targa AT 043 KM.
Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në  Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër janë vënë në ndjekie të automjetit  që dyshohej se transportonte lëndë narkotike.
Drejtuesi i automjetit porsa ka parë që e ndiqte policia ka shtuar shpejtësinë dhe në dalje të qytetit Gjirokastër në vendin e quajtur Grihot ka dalë nga rruga si pasoje e shpejtësisë së madhe dhe ka ngecur në disa gurë.
Drejtuesi i automjetit ka braktisur automjetin dhe është larguar me shpjetësi  në drejtim të fushave në grihot duke përfituar nga errësira dhe shiu  i rrëmbyeshëm
Në vendngjarje ka mbritur grupi hetimor ku nga  kqyrja që iu bë automjetit tip Ford Fiestra rezultoi se drejtuesi i automjetit i kishte hequr sediljet e pasme si dhe ndarjen midis bagazhit dhe sediljeve te pasme . Në bagazh dhe në pjesën ku vendoset sedilja e pasme u gjetën 29 pako të mbështjella me letër natriban në formë katrore , ku disa pako kishin nga një gërmë të shkruar me bojë  me ngjyr blu, me peshë rreth 5 kilogramë secila gjithësej rreth 145 kilogramë Mariuanë.
Nga ana e Specialistëve të Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër mbi bazën e informacioneve të marra më parë si dhe duke u bazuar në prova të gjetura në vendngjarje kanë bërë të mundur identifikimin e drejtuesit të automjetit i cili është një i ri me inicialet A.S nga fshati Lazarat  ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije gjeneralitetet e plota të tij dhe po punohet nga ana jonë për kapjen e tij.
Lënda narkotike kishte si destinacion përfundimtar Italinë.
Lënda narkotike  dhe automjeti janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale .
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes të lëndëve  narkotike”, vepër kjo e parashikuar nga neni 283 të Kodit Penal.


 
    