Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Anoushka Shankar: jam abuzuar që fëmijë nga një i besuar i prindërve
English

Anoushka Shankar: jam abuzuar që fëmijë nga një i besuar i prindërve

Anoushka Shankar, muzikante dhe e bija e muzikantit legjendar indian Ravi Shankar, ka pranuar se ajo ishte abuzuar seksualisht që kur ishte një fëmijë.

Në një video për të mbështetur një fushatë globale, për t'i dhënë fund dhunës kundër grave - One Billion Rising - ajo tha se abuzimi kishte qenë nga një "njeri i besuar i prindërve të saj".

Ms Shankar tha se ajo kishte pësuar "abuzimin më të pështirë madje edhe seksin oral".

Në Indi zemërimi në trajtimin e grave ka qënë mjaft i rritur sidomos pas përdhunimit nga një bandë fatale të një gruaje dhjetorin e kaluar.

One Billion Rising u krijua nga dramaturgu amerikan dhe feministja Eve Ensler për të shënuar 15 vjetorin e fushatës për t'i dhënë fund dhunës kundër grave.

Me rastin e 14 shkurtit në Indi janë organizuar një sërë aktivitetesh ku në të gjitha bëhet thirrje ku njerëzit në mbarë botën të ngrihen kundër krimeve me bazë gjinore.

Sulmi brutal ndaj studentes së fizioterapisë në autobus në Delhi çoi në javë të të tëra protestash nga mijëra njerëz në të gjithë Indinë dhe në botë.

"Si fëmijë kam vuajtur abuzim seksual dhe emocional për disa vite në duart e një njeriu që prindërit e mi e besonin në mënyrë implicite", tha ajo.

Ms Shankar shtoi se ajo ishte duke marrë pjesë në lëvizjenOne Billion Rising "për plagën që nuk mendoj se do të shërohet nga ajo që më ka ndodhur".

Ms Shankar u rrit në Londër, Delhi dhe Kaliforni dhe filloi të mësonte të luante sitar nga babai i saj në moshën nëntë vjeç. Ravi Shankar, 92, vdiq në një spital në Kaliforni, në dhjetor pas një sëmundjeje të rëndë.

KOMENTE