Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shëndetsi: Marrëveshje me poliklinikën Gemelli dhe spitalin pediatrik Bambino Gesu
English

Shëndetsi: Marrëveshje me poliklinikën Gemelli dhe spitalin pediatrik Bambino Gesu

Ministri i Shëndetësisë z. Vangjel Tavo ka nënshkruar dje marrëveshjen për realizimin e planit të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Shqipërisë dhe Universitetit Katolik të Zemrës së Shenjtë, Fakultetit të Mjekësisë dhe Kirurgjisë “A.Gemelli", Poliklinikës Universitare "A.Gemelli"dhe Spitalit Pediatrik Bambino Gesu, në Vatikan. Dy institucionet e Selisë së Shënjtë janë qendra të njohura në të gjithë Evropën për trajtimin e patologjive komplekse dhe qendra formimi dhe kërkimi në teknologjinë e lartë biomjekësore.


Sipas kësaj marrëveshje pala Italiane angazhohet të ofrojë mbështetjen e nevojshme për Palën
Shqiptare, në zbatimin e protokolleve dignostike dhe terapeutikë, referuar patologjive komplekse si dhe në zhvillimin e projekteve për trajnimin e personelit mjekësor dhe infermieristik.
Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë do të përcaktojë fushat e
bashkëpunimit për të cilat Poliklinika Universitare "A.Gemelli" mund të ofrojë konsulencë dhë mbështetje direkte në kuadër të trajnimit për asistencën shëndetësore dhë menaxhimit;
Sa i përket trajnimit të përsonelit mjekësor, infermieristik dhe
menaxherial, sipas marrëveshjes ky trajnim do të bëhet nëpërmjet mënyrave të regjistrimit të përkohshëm pranë Poliklinikës Univërsitare "A.Gemelli", trajnimeve pranë strukturave shqiptare të interesuara dhë aktiviteteve të llojeve të ndryshme, që do të përcaktohen bashkarisht.
Po sot gjatë qëndrimit në Vatikan Ministri Tavo ka firmosur dhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Spitalit Pediatrik Bambino Gesú Romë dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë.
Bashkepunimi konstiston në ofrimin e mbështetjes së nevojshme për zbatimin e protokolleve diagnostike dhe terapeutike, që u referohen patologjive të ndërlikuara në fushën e neurokirurgjisë dhe kardiokirurgjisë, që nuk mund të zhvillohen në Shqipëri, për të cilat është i nevojshëm trajtimi nga Spitali Bambino Gesù në Romë.
Gjithashtu Bambino Gesu merr përsipër t’i ofrojë MSH-së konsulencë dhe mbështetje në fushën e formimit të personelit shëndetësor dhe të asistencës dhe organizimit shëndetësor.

KOMENTE