Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: 17 shkurti 2008, ngjarje e madhe në historinë e kombit tonë
English

Berisha: 17 shkurti 2008, ngjarje e madhe në historinë e kombit tonë

Kryeministri Berisha uron kryeministrin e Kosovës, zotin Hashim Thaçi me rastin e 5 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Ne urimin e tij thuhet:

I nderuar zoti Kryeministër,

Kam kënaqësinë e jashtëzakonshme, që, me rastin e pesëvjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, t’ju përcjell, në emrin tim, të qeverisë shqiptare dhe të çdo qytetari të vendit tim përshëndetjet vëllazërore dhe urimet më të përzemërta për të ardhmen më të ndritur të Republikës së Kosovës, për forcimin, zhvillimin e vrullshëm e modernizimin e mëtejshëm të saj dhe për lumturinë e prosperitetin e popullit të Kosovës.

17 shkurti i vitit 2008 përbën një ndër ngjarjet më të mëdha e më të adhurueshme në historinë e kombit tonë, pasi ajo kurorëzoi në mënyrën më solemne e ngadhënjyese përpjekjet shekullore të shqiptarëve për liri kombëtare e dinjitet njerëzor. 17 shkurti i vitit 2008 ishte shpërblimi më i lartë për të gjithë atdhetarët shqiptarë, që, me shpirtin e dashurisë e përkushtimit për komb, atdhe e flamurin kuq e zi, derdhën ndër shekuj lumenj gjaku, mundi e djerse, shkrinë talentin, pasuritë, diturinë e urtësinë e tyre për liri. Vepra dhe sakrificat e tyre lartësohen sot në altarin më të shenjtë të kombit ku çdo shqiptar përkulet me nderimin e respektin më të thellë.

Sot ne jemi të lumtur se Republika e Kosovës është shndërruar e po shndërrohet përditë e më shumë në një shtet modern, me institucione të konsoliduara e një shoqëri të lirë që respekton plotësisht të drejtat e liritë e qytetarit e minoriteteve, një faktor i rëndësishëm paqeje e bashkëpunimi në rajon dhe po ecën me vendosmëri drejt projektit madhor të integrimit atlantik.

Shqipëria dhe qeveria shqiptare mbeten thellësisht të vendosura e të angazhuara për të punuar me Republikën e Kosovës e qeverinë e saj për ndërtimin e marrëdhënieve më të ngushta vëllazërore dhe të bashkëpunimit më të shkëlqyer, në dobi të interesit më të mirë të të dyja vendeve, të bashkimit kombëtar, të prosperitetit të shqiptarëve kudo që ndodhen dhe forcimit të paqes, sigurisë, bashkëpunimit e miqësisë në rajon.

Duke Ju uruar edhe një herë nga thellësia e zemrës për këtë pesëvjetor të parë të Republikës së Kosovës, shfrytëzoj rastin t’Ju ripohoj sigurimet e respektit e të konsideratës sime më të lartë".

KOMENTE