Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeveria miraton Planin Rregullues të Tiranës
English

Qeveria miraton Planin Rregullues të Tiranës

Nën drejtimin e Kryeministrit Berisha u mblodh dje Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) dhe miratoi Planin Rregullues të qytetit të Tiranës. Kryeministri Berisha u shpreh se drejtësia sociale dhe shanset e barabarta janë parimet më themelore në të cilat bazohet ky plan. “Ky plan i kthen qytetarit qytetin. Ky plan sot ka vendosur në epiqendër qytetarin e Tiranës, hapësirat e tij jetësore, mjediset e tij social-kulturore, rrugët e tij për këmbësorë, për çiklistë dhe synon, në tërësinë e tij, që mbitokën t’ia lërë qytetarit dhe nëntokën parkingut edhe trafikut. Plani i jep fund praktikës primitive të ndëshkimit të qytetarëve”, - tha Kryeministri.

Kryeministri Berisha u shpreh, gjithashtu, se miratimi i këtij plani do të shoqërohet me ndryshime ligjore dhe vendime të Këshillit të Ministrave, në bazë të të cilave çdo kompetencë për territorin, e cila ka qenë më parë e Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit, do t’i kalojë direkt kryetarit të bashkisë dhe Këshillit Teknik që do të krijohet pranë bashkive për këtë qëllim.

Me konkretisht, KKT-ja mori në shqyrtim dhe miratoi Planin Rregullues të Tiranës:

Plani Rregullues i Tiranës parashikon krijimin e 13 poleve të zhvillimit, ku do të akomodohen funksione kyçe për zhvillimin e qytetit. Polet zhvillimore, të shtrira mbi gjithë qytetit, do të zhvendosin shërbimet më pranë qytetarëve duke stimuluar jo vetëm një cilësi më të mirë jete, por edhe katalizimin e tregut imobiliar në disa zona depresive. Gjithashtu, parashikohet bashkërendimi i pronave për interesa zhvillimi drejt njësive të mëdha urbane.

Zhvillimi i transportit publik të propozuar synon të zgjeroj më tej rrjetin e transportit publik në aspektet e zhvillimit të linjave të tramit, të transportit më autobusë, zhvillimit intermodal dhe hekurudhor. Më tej, plani parashikon: 1- Zhvillimi i një terminali të transportit intermodal, së bashku me rivendosjen e stacionit të trenit të Tiranës dhe 2 - Zhvillimin e linjave të tramit përveç sistemit të autobusëve.

Plani parashikon të këtë 11 parkime publike, të cilat do të sigurohen nga Bashkia Tiranë, në pjesën qendrore të qytetit.

Plani parashikon një sistem unazor të përbërë nga 5 unaza: 1. Ruajtja dhe zhvillimi i hapësirave të gjelbra brenda qytetit, ruajtja e burimeve natyrore nga ndotja e degradimi, si dhe promovimi i vlerave mjedisore. Vizioni “Tirana e Gjelbër” ka udhëhequr Planin e Përgjithshëm Vendor që fazat e para të procesit të hartimit. Ky koncept i shprehur si domosdoshmëri për rritjen e cilësisë territoriale e jetësore në kryeqytet, reflekton standardet e larta mbi bazën e të cilave do të zhvillohet Tirana evropiane. Plani i Përgjithshëm Vendor propozon krijimin në qytet të 40 territoreve të reja të gjelbra dhe të 14 territoreve të reja sportive krahas atyre ekzistuese. Këto sipërfaqe parashikohet të krijohen kryesisht në zonat jashtë unazës së madhe të qytetit. Në Planet e Detajuara Vendore që do të hartohen në vijim, duhet të parashikohet vendosja e hapësirave të gjelbra të tipit B, në mënyrë të tillë që çdo banese të shërbehen nga të paktën një e tillë me distance maksimale 400 metra.

2. Zhvillimi rajonal i integruar i Tiranës, në kuadrin e Tiranës së madhe. Në këtë kuadër, bashkia Tiranë mori nismën për lidhjen e marrëveshjes ndër-vendore me autoritetet e njësive vendore kufitare me bashkinë e Tiranës. Marrëveshja e lidhur ndërmjet bashkisë Tiranë, bashkisë Kamzë, komunës Paskuqan, komunës Dajt, komunës Farkë, komunës Kashar dhe komunës Bërxull ka patur qëllim të përcaktojë një vijë apo kufi të interesit të përbashkët. Ky akt siguroi veç të tjerave pjesëmarrjen në procesin e planifikimit edhe të komuniteteve që shtrihen në zonat ku planet shtrijnë veprimtarinë e tyre.

Nuk ka asnjë zonë të ashtuquajtur muzeale të diskriminuar, siç ishte më parë njësia bashkiake nr.8, por i jepet e drejta e zhvillimit të pronës të gjithë atyre që kanë dëshirë ta zhvillojnë atë. Plani është bazuar në listën e miratuar të objekteve të ruajtura e miratuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe nuk ka zona të diskriminuara edhe të vetë-quajtura muzeale. Në zonat ku z.Rama kishte planifikuar ndërtime 2 katëshe dhe kishte vdekur pronat e qindra “tironasve” planifikohen ndërtime 6-9 kate.

Nuk do të ketë më asnjë ndërtim të paparashikuar në qytetin e Tiranës, por ka vetëm Plane të Detajuara vendore që do të bëhen në dakortësi me 2/3 e pronarëve, siç e kërkon ligji i ri i Planifikimit të Territorit, duke e bërë këtë planin më konsultativ që është hartuar ndonjëherë.

Plani, për here të parë, shoqërohet me plan infrastrukturash me investime publike në ujësjellës e kanalizime, në shkolla, çerdhe, etj., të cilat lejojnë urbanizimin e qytetit përpara se ndërtimi të bëhet fakt dhe për të evituar një komunë të dytë Parisi.

Ky plan urban, duke marr parasysh nevojat e zgjerimit të qytetit, planifikon 101 çerdhe të reja, 55 kopshte, 25 shkolla 9 vjeçare dhe 6 shkolla të mesme. Brenda qytetit parashikohen edhe 340 hektarë hapësira të gjelbra.

KOMENTE