English

Hugo Chavez kthehet në Venezuelë pas trajtimit për kancer

Presidenti i Venezuelës Hugo Chavez është kthyer në vend pas marrjes së trajtimit për kancerin, në Kubë.

Në tre mesazhet e postuara në Twitter, Z. Chavez, 58 vjeç, falënderoi Presidentin Kuban dhe ish-udhëheqësin Raul dhe Fidel Castro.

Ai gjithashtu falënderoi venezuelianët për mbështetjen e tyre dhe tha se ai do të vazhdojë trajtimin në vendin e tij, në shtëpi.

Ai ka qenë president për 14 vjet dhe u rizgjodh për një mandat tjetër gjashtë-vjeçar në tetor 2012, por betimi i tij u shty për shkak të sëmundjes së tij.

Z. Chavez shkoi në Havanë për kirurgji më 11 dhjetor, operacioni i tij i katërt në një periudhë 18-mujore për kancerin i cili per here te pare u diagnostikua në mesin e vitit 2011.

Javën e kaluar imazhet e para te tij pas operacionit janë transmetuar nga qeveria e Venezuelës.

Ai ishte fotografuar duke qeshur, në shtrat duke lexuar një gazetë, me dy bijat e tij nga ana e tij.

KOMENTE