English

Kosovë-Serbi, marrëveshje apo jo? BE-ja shpresa për marrëveshje

Hashim Thaçi, ka biseduar me homologun e tij nga Serbia, Ivica Daçiq, për më shumë se tri orë, të martën pasdite, në praninë e përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton.

Takimi i pestë ka ndodhur në kuadër të raundit të pestë të dialogut në nivel të lartë mes Kosovës dhe Serbisë, ku BE vazhdon ta quajë si “më të rëndësishmin deri më tani“, transmeton Koha.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, e quan këtë raund si “momentin më të rëndësishëm në dialog”.

Për rëndësinë e këtij raundi të dialogut ka folur edhe presidenti i Këshillit të BE-së, Herman van Rompuy.

Takimi Thaçi – Daçiq do të vazhdojë sot, ndërsa dy gjëra janë që mund të priten, marrëveshja ose hapat e qartë drejt marrëveshjes për veriun e Kosovës.

KOMENTE