English

Bufi bllokon radiatorin e makinës (VIDEO)

Një shofere në Florida Sonji Coney Williams u alarmua kur ajo gjeti një udhëtar pa biletë, puplat e të cilit kishin bllokuar radiatotin e makinës së saj.

Kalimtarët kishin dalluar sytë e mëdhenj dhe të verdhë të bufit nëpër grilën që ndodhet në pjesën e përparme të makinës.

Ajo mendon se shpendi është futur atje pasi 24 orë më parë ajo kishte goditur me makinën e saj një tufë shpendësh.

"Unë po ecja me shpejtësi rreth 60 milje në orë dhe shpendët as po merrnin mundimin të lëviznin. U ndieva keq që i godita por ishte shumë errët dhe nuk kisha mundësi të bëja shmangie pasi mund të bëja aksident".
Bufi u hoq përfundimisht nga një servis makinash në Florida.
1668

KOMENTE