Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Studim i ri. Cilët persona marrin të parët vaksinën kundër gripit
English

Studim i ri. Cilët persona marrin të parët vaksinën kundër gripit

Studimi më i ri tregon që personat e popullarizuar janë të parët që e marrin vaksinën kundër gripit pasi duan që të shmangin gripin për arsye se duke qenë në kontakt me shumë njerëz kanë një shanc më të madh për t'u sëmurur.

Hulumtuesit në Fakultetin e Mjekësisë në Harvard kanë testuar një grup të rastësishëm të studentëve se kush janë miqtë e tyre, dhe pastaj kanë gjetur dhe kanë pyetur njerëzit, të cilët kanë qenë të përmendur të paktën një herë. Njerëzit më të popullarizuar, ata që kanë qenë në qendër të rrjeteve shoqërore kanë marrë vaksinën kundër gripit rreth dy javë më herët se i tërë fakulteti bashkë. Ka edhe kuptim që njerëzit me më së shumti kontakte shoqërore sëmurën më shpejt; me sa më shumë njerëz që jeni të rrethuar, jeni të ekspozuar ndaj më shumë mikrobeve. Por kur mendojmë pak më mirë, cilat karakteristika tjera na çojnë në kontakte me virusin e gripit:

Keni stil të shëndetshëm të jetës: Çdo adhurues i pijeve dhe nikotinës sikur kalon nëpër dimër pa asnjë problem. Ndërkohë, njerëzit që ushqehen shëndetshëm dhe arsyeshëm me shumë perime, gjatë dimrit më së paku një javë e kalojnë të sëmurë në shtrat. Duket që viruset më shumë pëlqejnë ushqimin e shëndetshëm dhe palestrën, ndërsa urrejnë kafeteritë.

Arsimoni rininë tonë: profesorët dhe nxënësit janë vazhdimisht të sëmurë gjatë viteve të para në klasë, sepse fëmijët janë bartës të vegjël-mëdhenj të sëmundjeve. Profesionet që janë më pak pro-sociale thuajse më së paku sëmuren.

Jeni prind i përkushtuar: Sa i përket asaj që fëmijët janë bartës të mëdhenj të sëmundjeve në pjesën më lart. Mikesha juaj ka një vajzë të vogël trevjeçare, e cila kohën më të madhe e kalon në kopsht të fëmijëve. Vajza e vogël vazhdimisht ka probleme me hundë gjatë tërë dimrit, ndërsa ju mund t'ia qëlloni se kush ka kaluar tërë kohën me të? Kush i merr gjithë ato puthje të vogla nga ajo dhe kush ia përgatit të gjitha facoletat asaj? Sigurisht, përgjigjja është mikesha juaj. Profesioni juaj përfshin kontaktin me duar: Ja, mu para pak kohësh ju kanë ndihmuar personat në vijim, të cilëve u rrjedh hunda ose teshtijnë: floktari, zonja në treg dhe infermierja. Nuk është edhe aq argëtuese të flisni në stilin “i keni super këto molla”, ndërsa njëkohësisht të mendoni “a duhet patjetër që me ato duar të mbushura me bacile të prekni çdo mollë.”

Jeni aq të zënë sa që nuk mund t’ia lejoni vetes të sëmureni: E pabesueshme, nëse keni 20 milionë gjëra për t’i kryer, për vikend jeni po ashtu të zënë, ndërsa secila gjë që filloni ta bëni përfundon me katastrofë, menjëherë filloni të ndiheni të lodhur dhe të sëmurë. Dhe derisa veten përpiqeni ta bindni që nuk keni asgjë, vini nga puna në shtëpi, shtriheni në shtrat dhe nuk dilni gjatë ditëve të ardhshme! Dhe tani, në grupin më serioz, femrat shtatzënë, njerëzit të cilët kujdesen për fëmijët e vegjël dhe personat më të moshuar, ose personat që në ndonjë mënyrë tjetër kanë sistem të dëmtuar të imunitetit kanë rrezik më të madh për grip ose duhet të bisedojnë me mjekun për marrjen e vaksinës kundër gripit.

KOMENTE