English

Partisë Socialiste prezanton programit qeverisës pas 23 qershorit (VİDEO)

Konventa dy ditore e Partisë Socialiste ka nisur sot në orën 16.00 në Pallatin e Kongreseve me prezantimin hap pas hapi të programit qeverisës të socialistëve pas 23 qershorit.

Që prej Kongresit të 5 Nëntorit 2011, diskutimi me grupet e interesit dhe plotësimi i Programit për Një Rilindje Shqiptare ka kaluar nëpër një rrugë të gjatë, për të mbërritur në këtë Konventë ku do prezantohet i plotë për publikun. Hapat përfundimtarë të përgatitjes së këtij eventi madhor të socialistëve i ka ndjekur nga afër edhe kryetari, Edi Rama. Ai nëpërmjet një mesazhi për mediat e pranishme ka ftuar të gjithë shqiptarët të ndjekin punimet e kësaj konvente për të njohur më mirë projektin e socialistëve për të qeverisur vendin.

Më poshtë prononcimi i Kryetarit Rama:

“Faleminderit që jeni këtu dhe nëpërmjet jush dëshiroj t’i ftoj të gjithë shikuesit e të gjitha ekraneve tuaja, që nga ora 16.00 të ulen para ekraneve dhe të ndjekin Konferencën tonë Kombëtare për Programin e ri të PS, “Për një Rilindje Shqiptare”. Kjo konventë nis sot e do të vazhdojë edhe nesër paradite, në dy seanca intensive paraqitjeje të programit, pas një rruge të gjatë takimesh, konsultimesh, bashkëpunimesh me ekspertë me shoqëri civile, me grupe interesi, me specialistë të huaj në prag të përpunimit përfundimtar, që do të bëhet, bazuar edhe në çfarë do dëgjojmë nga reagime nga publiku, edhe në çfarë do të marrim si pyetje, si sugjerime, apo si kritika nga gjithë ndjekësit tanë në rrjetet sociale. Sigurisht dhe çfarë do të konstatojmë bashkërisht me gjithë anëtarësinë e PS në të gjithë territorin, por jo vetëm në gjithë territorin por edhe në emigracion.

Është faza e parafundit, që kurorëzohet sot, besoj me një organizim shumë të veçantë, siç është në detyrimin tonë, që gjithmonë të hapim shtigje të reja dhe pastaj të tjerët të na ndjekin pas. Mos harrojmë asnjëherë, që kemi qenë ne gjithmonë që i kemi modernizuar rrugën e komunikimit dhe kemi modernizuar vetë fushatat elektorale. Tani që të tjerët marrin konsulentë të huaj, për të qenë në lartësinë tonë, ne me forcat tona do të bëjmë diçka krejt të re sot në fushatën e fitores për Rilindjen Shqiptare. Këto ishin gjërat që desha të them sot, shpresoj shumë që në këto dy sesione intensive të ketë një vëmendje të mjaftueshme për të përcjell gjithë mesazhet tona shumë të qarta për të ardhmen e vendit në të gjitha fushat, sigurisht duke bërë një sintezë pasi nuk duam që të lodhim shikuesit tuaj.

Midis dy sesioneve do të kemi një mbrëmje shumë të posaçme sot, që jeni të ftuar dhe ju dhe besoj do ta ndjekin dhe shikuesit tuaj fal jush”.
1670

KOMENTE