English

3 shtetas nga Vlora bien nën prangat e policisë. Tregëtues heroine

Policia e Vlores ka arrestuar 3 shtetas si rezultat i operacionit te koduar "Autostrada".

Te ndaluarit jane 33 vjeçari Altin Rushiti, 31 vjeçari Adriatik Salaj dhe 35 vjeçari Admir Karajani që të tre nga Vlora te cilet akuzohen se tregetonin heroine.

Ata u arrestuan në flagrancë me një sasi dozash lënde narkotike të llojit heroinë duke ua shitur përdoruesve të drogës.

Lidhur me këtë rast materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

KOMENTE