English

Kontrolloni trurin para se të beni operacion gjoksin

Femrat dhe meshkujt, te gjithe duan te dukaen mjaft terheqes per syrin e te tjereve, madje aq sa kalojne dhe ne ekstremizem duke ndryshuar format e trupit te tyre.

Pamja e jashtme duket se është bërë parësore tashmë në botën moderne dhe njerëzit janë të vendosur që të bëjnë gjithçka për t’u dukur sa më mirë. Por, ata që vendosin të bëjnë operacione për imazhin e tyre, sidomos për zmadhimin e gjoksit, vuajnë nga çregullime, që kanë të bëjnë me sistemin e të ushqyerit dhe imazhin që kanë për trupin.

Studiuesit britanikë thonë se këta persona kanë nevojë që të bëjnë një vizitë për shëndetin mendor, duke qenë pas operacioneve, gjasat e çregullimeve mendore janë të mëdha.

Për më tepër, pas çdo operacioni, si femrat, ashtu edhe meshkujt, do të mendojnë se diçka tjetër nuk shkon me ta dhe do të hyjnë në një spirale pakënaqësish me trupin dhe imazhin e tyre, që i bën të mendojnë se pjesë të trupit të tyre janë ose më të mëdha se ç’duhet, ose më të vogla.

KOMENTE