English

Tragetet ndalohen të levizin nga porti i Vlorës

Situata e keqe e motit ka perfshire dhe bregdetin shqiptar aq sa ne portin e Vlores eshte bere dhe ndalimi i levizjes se trageteve.

Sipas kapitenerisë së portit, era arriti shpejtësinë 60 km në orë. Deti kishte një forcë prej 5 ballë, në breg dhe mbi 9 ballë në det të hapur.

rageti i linjës me Italinë nuk e ka kryer itinerarin me Brindizin, madje nuk është nisur fare nga porti fqinj i Italisë. Puna në port është pezulluar totalisht, ndërsa anijet e peshkimit presin të ankorohen pas përmirësimit të motit.

Si pasojë e motit të keq në Vlorë, ka patur edhe probleme me energjinë elektrike, internetin, telefoninë fikse dhe sinjalin telefonik.

Kapiteneria e portit vënë në dukje se situata e motit do të përmirësohet vetëm mëngjesin e së mërkurës.

KOMENTE