Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dritan Lamaj, kryekomisar i policisë së shtetit ekzekutohet me breshëri plumbash (VIDEO)
English

Dritan Lamaj, kryekomisar i policisë së shtetit ekzekutohet me breshëri plumbash (VIDEO)

Dritan Lamaj,kryekomisar i policisë së shtetit ekzekutohet mbrëmjen e së dielës me breshëri automatiku në një prej zonave më të populluara të Tiranës, saktësisht mbrapa shkollës "Vasil Shanto" në Tiranë.

Sulmi me breshëri automatike ndaj Lamajt është ndërmarrë rreth orës 18:30 të së dielës, kur ish-kryekomisari, aktualisht efektiv policie po udhëtonte me mjetin e tij me targa TR 2564 N.

Në momentin e mbërritjes së personave të parë në vendngjarje, Lamaj ka qenë ende gjallë. Ai është shoqëruar urgjentisht drejt Spitalit Ushtarak. Fatkeqësisht, efektivi i policisë nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Nga të dhënat e para mësohet se vrasja është një atentat i mirëfilltë mafioz. Autorët kanë studiuar cdo lëvizje të Lamaj dhe kanë gjetur momentin kur ai ndodhej i vetëm duke lëvizur me automjetin në errësirë në një zonë të pandriçuar por shumë të populluar në këtë orë të mbrëmjes. Nuk ka informacione të sigurta për motivin e vrasjes, por dyshohet se është kryer për shkak të detyrës. Janë shoqëruar ndërkaq disa persona me të cilët z Lamaj ka pasur konflikte të mëparshme. Policia vendosi sot ne mbrëmje shpërblimin prej 100 mijë dollarë për çdo informacion të vlefshme mbi vrasjen e ish-shefit të policisë së komisariatit nr 6 në kryeqytet.

Ish-shefi i Komisariatit nr 6 në Tiranë, Dritan Lamaj njihet si një person që në kohën që ka qenë në detyrë ka pasur përplasje me disa biznese në zonën e Kombinatit.

Në muajin shtator të vitit 2012 biznesmeni Arben Frroku e ka akuzuar publikisht Lamajn se kishte përdorur dhunë ndaj personit të tij. Dritan Lamaj ka dhunuar egërsisht me grushta dhe shkelma biznesmenin Arben Frroku në rrugë, pranë biznesit të tij në Kombinat. Viktima Dritan Lamaj ka qenë i arrestuar për këtë ngjarje. Nga brenda ambienteve, në prani edhe të gazetarëve dhe avokatit, vetë oficeri Lamaj e ka kërcënuar biznesmenin duke i thënë se “Unë do të iki nga ky post, por ty do të të jap plumbin”.

Dritan Lamaj, 41 vjeç, babai i 2 fëmijeve prej 20 vjetësh shërbente pranë strukturave të policisë së shtetit dhe vrasja e tij i shtohet radhës së gjatë të uniformave blu që kanë humbur jetën, treguesi më i qartë i shkallës së lartë të pasigurisë së jetës në vendin tonë.

Asnjëherë më parë Policia e Shtetit shqiptar në 20 vitet e fundit nuk kishte marrë goditje kaq të rënda sa në tetë muajt e fundit.

Tre nga punonjesit e saj me grada teper te larta ne detyre jane vrare. Te tre Kryekomisare, nje nder gradat madhore ne policine e shtetit, jane ekzekutuar.

Kryekomisar Adem Tahiraj, ne Shijak, kryekomisar Skuraj ne Burrel dhe kryekomisar Lamaj, mbremjen e se dieles ne Tirane, ne nje hark kohor jo me pak se tete muaj i kane dhene shok policise se shtetit shqiptar. Historia e pas viteve 90, tregon per te pakten 250 police te vrare ne krye te detyres, por tre funksionaret e vrare ne muajt e fundit jane nje goditje e madhe per unioformat blu.
1672

KOMENTE